E Diel, 1 Nëntor 2026

PDSH, nënshkruan kontratën politike me PBLD

Partia Demokratike ka rinovuar kontratën e saj të bashkëpunimit politik me partinë Bashkimi Liberal Demokrat, të Arian Starovës. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetari i PDSH, duke falënderuar aleatin e hershëm Starova, e cilësoi këtë bashkëpunim politik koalicion vlerash. Bashkëpunim, i cili me marrëveshjen që firmosëm përcakton horizonte të reja, përcakton fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 28 qershorit si dhe qeverisjen e përbashkët në mandatin e dytë dhe në vazhdim. Ky koalicion është koalicion vlerash. Bashkohemi për të mbrojtur të njëjtat vlera që u besojmë dhe që ndajmë. Bashkohemi për të zbatuar të njëjtat projekte, për të cilat kemi besimin më të plotë se janë projektet më të mira për Shqipërinë, për shqiptarët, për fëmijët tanë, për gjeneratat që do të vijnë. Bashkohemi me qëllimin më të mirë që në reformat më të thella të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptarë, ka theksuar kryeministri Berisha. Ndërsa nga ana e tij, kryetari i PBLD-së, Arian Starova, ka veçuar se me këtë marrëveshje nuk e ndan asgjë nga PD. Ne na ndajnë idetë, të cilat hyjnë në kuadrin e larmive, pra diversitetit, po brenda një strategjie, pra, në këtë kuptim. Vetëm koloret e një spektri të djathte, të konsoliduar, ka përfunduar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›