E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji për financimin e bashkësive fetare

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për financimin nga buxheti i shtetit të bashkive fetare, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave, i propozuar nga Ministri i Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Berisha, e konsideroi projektligjin jashtëzakonisht të rëndësishëm për infrastrukturën shpirtërore të kombit dhe sipas tij ky miratim vjen si një detyrim madhor i vendit dhe shtetit, për të njohur kontributin e madh, për tu mundësuar atyre të ushtrojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga doktrinat fetare, të bashkuara të gjitha tek i gjithëfuqishme, Zoti. Duke konsideruar laicizmin si trashëgiminë, traditën më të shkëlqyer të shtetit, besimet fetare janë gurrat e mëdha, të cilat ushqejnë shpirtin njerëzor. Ato kanë dhënë një kontribut të madh në rindërtimin e vlerave, të agresuara nga një regjim barbar, më shumë se në çdo vend tjetër, në Shqipëri. Institucionet e kultit, drejtuesit lokalë dhe qendrore të besimeve fetare, Shqipërinë e ateizmit të imponuar e rikthyen gradualisht në Shqipërinë e vlerave njerëzore dhe hyjnore, së bashku me sistemin në tërësi, u shpreh kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›