Qeveria bllokon ngritjen abuzive të taksave nga Edi Rama

Vendoset kufiri prej dhjetë përqind për taksat ndaj biznesit të vogël
Taksat e Bashkisë së Tiranës janë shndërruar tashmë një një gangrenë për qytetarët e Tiranës dhe biznesin që operon në kryeqytet. Bashkia e Edi Ramës e ka kthyer në qëllim në vetvete rrjepjen e qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës duke i shtuar taksat me 400 dhe 500 përqind në dy vjet. Shqetësimi i qytetarëve dhe sensibilizimi i bërë nga mediat gjatë këtyre ditëve, ka detyruar qeverinë shqiptare të marrë masa ndaj ngritjes galopante të taksave. Ditën e djeshme qeveria shqiptare vendosi ti ngushtojë pushtetit lokal hapësirën për vendosjen e taksave dhe tarifave. Gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi ligjin, i cili u vendos një kufi prej 10%, drejtuesve të qeverisjes vendore për vendosjen e taksës mbi biznesin e vogël. Berisha e kishte paralajmëruar një vendim të tillë disa javë më parë, ndërkohë që debatet qeveri-bashki për taksat lokale mbi biznesin e vogël kanë vazhduar.Duke nënkuptuar kreun e Bashkisë Tiranë, Berisha kërkoi që një vendim i tillë të mos merret kurrsesi si karshillëk duke theksuar se nuk mund të pranohet që bashkitë të rrisin çdo vit taksën e pastrimit apo gjelbërimit. Po ndodh absurdi, është katërfishuar taksa e gjelbërimit, e pastrimit. Është e drejtë të pyesim se kur ka qenë normale dhe kur abuzive, cili nivel është normal dhe cili abuziv, apo në qoftë se pas tre viteve janë katërfishuar, lind pyetja çfarë ndodhi që ato të katërfishohen, u shpreh kreu i ekzekutivit. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha ka lexuar mesazhin e një qytetari në Tiranë, i cili ankohej se taksa e Bashkisë ishte gati dy herë më e lartë se fitimi neto, ndërsa tha se disponon plot një dosje me ankesa të kësaj natyre. Jam një biznesmen i vogël, që vite më parë mora me qera një ambient për të shitur mallra, fitim vjetor neto, më shkruan biznesmeni, është 540 mijë lekë. Ndërkohë, bashkia e Tiranës më sjell vlerësimin tatimor prej 870 mijë lekë. Pra, taksat dhe tarifa nuk do të ketë më të drejtë të vendos më shumë se 10 për qind të taksës së biznesit të vogël, theksoi Berisha. Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, rritja e taksave në këtë kohë krize ekonomike po bëhet në mënyrë abuzive, duke i çuar drejt falimentimit bizneset e vogla. Në mbledhjen e qeverisë, kreu i saj, Sali Berisha lajmëroi mbështetjen ndaj këtij biznesi ku organi tatimor qendror, me një Task Force të veçantë, do të shqyrtojë me përparësi çdo ankesë të biznesit të vogël dhe qeveria do të ketë tolerancë zero ndaj abuzimit me të. Sipas tij, qeveria ashtu siç po bën këtë ligj, mund të bëjë edhe ligje të tjera për ta mbrojtur atë. Ndryshe nga disa ditë më parë kur paralajmëroi këtë iniciativë të qeverisë që drejton, kryeministri Sali Berisha solli një shembull konkret të asaj që e cilësoi abuzim në kurriz të biznesit të vogël. Kryeministri Berisha e cilësoi vendimin si një detyrim për të mbrojtur biznesin e vogël, i cili sipas përllogaritjeve punëson 200 mijë persona. Biznesi i vogël është për Shqipërinë sektori më i fuqishëm i ekonomisë. Pavarësisht se kontributi i tij në buxhetin publik është pakrahasimisht më i vogël se biznesi i madh, biznesi i vogël është gjeneratori i punësimi në vend. Në këtë biznes janë të punësuar minimalisht 180-200 mijë shqiptarë. Është rritur në mënyrë të pakonceptueshme absurditeti i tatimit. Pra, taksa dhe tarifa nuk do të ketë më të drejtë të vendosë më shumë se 10 për qind. Organi tatimor qendrorë të shqyrtojë çdo ankesë të biznesit të vogël, u shpreh kryeministri, duke bërë të qartë se duke respektuar problematikën e pushtetit vendor, qeveria ngushton marzhin, duke mos pasur të drejtë të vendosë më shumë se 10 për qind të taksës të biznesit të vogël.
Rritja e pagave dhe pensioneve në 1 maj, një tjetër masë për mbështetjen e biznesit të vogël
Kryeministri Berisha konsideroi se një tjetër masë në mbështetje dhe mbrojtje të biznesit të vogël do të jetë edhe rritja e pagave dhe pensioneve më 1 maj. Ky vit, në të cilin biznesi i vogël ndjen më shumë pasojat e krizës botërore, i ndjen ato, së pari me uljen e konsumit për shkak të kësaj krize. Ndaj rritja e pagave dhe pensioneve më 1 maj është mbrojtja më e mirë që i bëhet biznesit të vogël, sepse është një rritje shumë e ndjeshme e fuqisë blerëse e, së paku, 800 mijë familjeve shqiptare. Është e pabesueshme dhe e pakonceptueshme që ky akt sulmohet, në vend që të përgëzohet. Duke sulmuar këtë akt, veçse dëshmohet se alternativë e vetme është mjerimi dhe varfëria. Në qoftë se rrisim pagat dhe pensionet, në raport me tregun, përfituesi numër një, pas atyre që përfitojnë këtë rritje page e pensioni, është biznesi i vogël. Kjo do të thotë më shumë shitje për të dhe kjo është jeta e tij, u shpreh Kryeministri. Kryeministri Berisha siguron biznesmenët e vegjël se qeveria do të monitorojë me vëmendje të madhe gjendjen e tyre për ti dhënë përgjigjen e merituar imediate çdo abuzimi mbi ta.
***********************************************************************
Shalsi: Berisha të mos bëjë skeçe banale me celular, por të heqë tatimin mbi fitimin
Në lidhje me ligjin e miratuar nga qeveria shqiptare, i cili u vendos një kufi prej 10%, drejtuesve të qeverisjes vendore për vendosjen e taksës mbi biznesin e vogël, ka reaguar Bashkia e Tiranës. Nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi ka deklaruar se kryeministri duhet të heqë dorë nga grabitja, që po u bën bizneseve përmes taksës së tatimit mbi fitimin. Kryeministri, të mos bëjë skeçe banale me celular, por të heq tatimin e ri mbi fitimin që ka vendosur mbi bizneset. Duke qenë se biznesi po mbjell përditë pemë në kryeqytet, me këtë takse të re, ai po financon spotet e gënjeshtrave dhe mitingjet e mashtrimeve, ka deklaruar nënkryetari Shalsi.