E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo në Kuçovë: Rama pengesë për letërnjoftimet

Turi Shqipëria po Ndryshon i zv/kryeministrit Genc Pollo është ndalur në rrethin e Kuçovës. Gjatë takimit të tij me banorët e kësaj zone, numri dy i qeverisë ka kritikuar qëndrimet e kreut të opozitës, Edi Rama, i cili sipas tij po bëhet pengesë për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Një nga arritjet më të mëdha të qeverisë është ndërtimi, por i vetmi njeri që nuk e njeh këtë është Edi Rama, ka theksuar ai. Ndër të tjera, Pollo ka përmendur edhe faktin se kjo mazhorancë është ajo e premtimeve të mbajtura dhe dëshmia për këtë, janë reformat e gjithanshme që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Duke u shprehur i bindur në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit, Pollo u bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë për të marrë në kohë letërnjoftimet elektronike me të cilat, sipas tij do të mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Europian brenda vitit 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›