Berisha viziton Bosnje- Hercegovinën
Kryeministri Berisha është nisur ditën e djeshme për një vizitë zyrtare në Bosnje Hercegovinë, me ftesë të Kryeministrit Nikola Spiriç. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të takohet me zyrtarët më të larë të Bosnje Hercegovinës, si dhe do të nënshkruajë disa marrëveshje të rëndësishme.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, mësohet se ditën e sotme kryeministri Berisha do të pritet nga kryeministri i Bosnje Hercegovinës Nikola Spiriç, si dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje Hercegovinës, ku pritet gjithashtu të zhvillojë një takim me Kolegjiumin e të dy Dhomave të Asamblesë Parlamentare. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Kryeministri Berisha do të takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bosnje, si dhe me Trupat Paqeruajtëse Shqiptare.