E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha viziton tempullin budist të Nanshasë

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, zhvilloi një vizitë në tempullin Buddhist të Nanshasë. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo “kjo është pjesa turistike e pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Aziatik të Boaos, një nga aktivitetet më të rëndësishme ekonomike në botë, ku unë erdha me ftesë të organizatorëve të forumit dhe të Kryeministrit Wen Jiabao”. Shfrytëzoj rastin për t’i shprehur kryeministrit Wen Jiabao mirënjohjen më të thellë për mundësinë që m’u krijua për të marrë pjesë në këtë Forum shumë të rëndësishëm.
Gjatë darkës me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Wen Jiabao, u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet botërore veçanërisht në fushën ekonomike dhe financiare. “Siç dihet unë pasnesër nis vizitën time zyrtare në Pekin, ku do të zhvilloj bisedime zyrtare me Presidentin Hu Jintao dhe kryeministrin Wen Jiabao. Por edhe gjatë darkës u diskutua gjerësisht mbi një spektër të gjerë problemesh me interes të përbashkët. Gjatë qëndrimit në Forum, nga diskutimet spikati një vendosmëri e madhe e vendeve të fuqishme të Azisë si Kina, Japonia etj për të dalë nga kriza. Kina parashikon të ketë një rritje të konsiderueshme këtë vit, ka mbyllur tremujorin e parë me një rritje më të madhe se sa në tremujorin e kaluar, pra mbi 6.5 %. Dhe Kryeministri Wen Jiabao, me planin që paraqiti shprehu optimizëm për një kthesë serioze në ekonominë kineze, e cila pa diskutim ka një ndikim të pamohueshëm në ekonominë globale”, u shpreh kreu i qeverisë.
Pas Forumit, u shpreh Berisha, në udhëtim për në Shenzhen, unë u ndala në këtë tempull që përben një mrekulli të kohës sonë, Budda i cili është edhe udhëheqësi hyjnor, zoti i besimit budist, i ndërtuar me një mjeshtri të rrallë, i derdhur me flori të cilësisë më të lartë dhe stolisur me gurë te çmuar, siç e shihni rrezaton në të gjitha aspektet mirësi, optimizëm, besim dhe shpresë.
“Pra, pamë Buddën gjigant që dilte nga deti si zot i tij dhe këtu tani shohim Buddën i cili përfaqëson edhe statujën më të lartë të florinjtë në Botë. Kjo është një skulpturë e re e vitit 1995, vepër e një skulptori të madh të Shenzhenit, e sjellë këtu në këtë tempull të ri, park i vlerave të mëdha shpirtërore budiste, dëshmi e një Kine që respekton dhe zhvillon vlerat e saj tradicionale të Buddizmit dhe vlerat e mëdha kulturore”, nënvizoi më tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›