ILO: "Puna e zezë" rrezikon pensionet
Brezat e rinj apo dhe "të mesëm", që sot punojnë pa sigurime shëndetësore ose ndryshe në të zezë, rrezikojnë që të mbeten pa pension në të ardhmen. Edhe pse problemi i sigurimeve mund të duket shumë i hershëm për moshat e reja, e vërteta është që kur afron mosha e pensionit bëhet edhe më e vështirë zgjidhja e këtij problemi tepër të rëndësishëm për financat e gjithsecilit në moshën e tretë.
Vendosja e dialogut social dhe partneritet serioz për të shmangur punën informale, ose siç njihet rëndom, "puna e zezë", ka qenë iniciativa që ka ndërmarrë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në Shqipëri. Shqetësimi i ILO-s vjen pas disa apeleve të përsëritura se informaliteti rrezikon seriozisht plotësimin e standardeve të punës së denjë, duke dhënë pasoja shumë të rënda sidomos në sigurimin shoqëror dhe shëndetësor të punonjësve. Gjithashtu, puna informale rrezikon të prodhojë breza pa pension, ose me pensione të reduktuara në të ardhmen. "Shqetësimi i vazhdueshëm dhe në rritje i partnerëve socialë në Shqipëri për ndikimin negativ dhe përhapjen e gjerë të punës së padeklaruar në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare kërkon ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm për t‘iu kundërvënë kësaj dukurie nëpërmjet veprimtarive që çojnë së pari në një dialog social dhe partneritet më të fortë", thuhet në një deklaratë të zyrës së ILO-s në Shqipëri, duke vënë theksin sidomos në informalitetin në sektorin e ndërtimit, që përbën edhe një komponent të rëndësishëm dhe në rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit. Vitin e kaluar, ILO, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Federatat e Sindikatave të Ndërtimit dhe Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, ndërmori një studim për të identifikuar burimet dhe shkaqet e punës së padeklaruar në sektorin e ndërtimit dhe bashkërisht u formuluan rekomandime për të luftuar punësimin informal. Sipas këtij studimi, pas identifikimit të problematikave, qeveria shqiptare ka marrë masa legjislative dhe rregullatorë, të cilat duhet të kontribuojnë në reduktimin e punësimit informal në të gjithë sektorët e ekonomisë kombëtare. Midis masave më të rëndësishme kanë qenë: reduktimi i taksës për biznesin e vogël, reduktimi i ndjeshëm i kontributeve të sigurimeve shoqërore, si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit, zbatimi i taksës së sheshtë, kanalizimi i pagesës së rrogave nëpërmjet sistemit bankar, zbatimi i sistemit të pagave referuese në sektorin privat, si edhe krijimi i kushteve kufizuese për shoqëritë, të cilat marrin pjesë në tenderat publikë. Ndërkaq, studimi vë theksin në dobësinë që vijojnë të kenë institucionet që duhet të parandalojnë ekonominë informale. "Dialogu social në nivel kombëtar, rajonal dhe sektorial duhet të iniciohet dhe të promovohet bashkërisht nga partnerët e ILO-s", thuhet në rekomandimet e studimit, të cilat i janë bërë publike institucioneve shqiptare.