E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, 500 mijë euro për rehabilitimin e "Pranverës"

Përmes ndihmës së Ministrisë së Jashtme italiane, 50 fëmijë me paaftësi fizike dhe mendore do të qëndrojnë në kushte më të mira edukimi. Së shpejti do të realizohet zgjerimi i qendrës së rehabilitimit të fëmijëve me prapambetje fizike dhe mendore, "Pranvera". Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një vizite që zhvilloi dje në këtë qendër deklaroi se:

"Do të ndihmojë sipërmarrësit në zgjerimin e mjediseve, me qëllim që aty të mund të përfshihen më shumë fëmijë".

Në qendrën ditore "Pranvera", trajtohen rreth 50 fëmijë me paaftësi fizike dhe mendore. Në këtë vizitë, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, shoqërohej nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D‘elia.

Ky është një investim i Ministrisë së Jashtme të Italisë, me një vlerë prej 500 mijë eurosh. Përveç rehabilitimit të infrastrukturës, punonjësit e qendrës i kushtojnë një rëndësi të veçantë integrimit social të këtyre fëmijëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›