Berisha, vrer ndaj Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e ligjit për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë, ose siç njihet ndryshe ligji i "Dosjeve". Vendimi është marrë me shtatë vota kundër dhe dy pro. Burime brenda Gjykatës Kushtetuese bëjnë të ditur se dy votat pro miratimit të këtij ligji kanë qenë të Xhezair Zaganjorit dhe Admir Thanzës, i cili ka filluar punë vetëm nëntë ditë më parë si anëtar i kësaj gjykate. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shqyrtuar dje paradite kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të Kuvendit, të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shoqatës së Prokurorëve, për pezullimin e zbatimit të ligjit për "Dosjet". Në përfundim të shqyrtimit, anëtarët e gjykatës ranë dakord me shumicë votash për pezullimin e ligjit të "Dosjeve", kjo sepse zbatimi i tij mund të sjellë pasoja në funksionimin normal të shtetit të së drejtës, si dhe në cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit. Ligji është pezulluar derisa të hyjë në fuqi vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thotë që ligji më i debatuar nga radhët e politikës shqiptare, por edhe nga institucionet ndërkombëtare nuk do të hyjë në zbatim. Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese do të thotë edhe pezullim të procedurave parlamentare për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Vlerësimit të Figurave, të kërkuar nga mazhoranca. Kushtetuesja ka kërkuar që ligji të merret në shqyrtim edhe nga Komisioni i Venecias, ashtu siç kërkoi Këshilli i Evropës para pak ditësh. Para pak javësh, opozita dhe dy institucione të tjera ankimuan ligjin për "Dosjet" si antikushtetues. Ligji i "Dosjeve" është miratuar në dhjetor të 2008-ës vetëm me votat e mazhorancës, por nga ajo ditë dhe deri më tani, ka qenë kryefjala e çdo diskutimi të politikanëve shqiptarë dhe të përfaqësuesve më të lartë të diplomacisë së akredituar në vendin tonë. Opozita e ka konsideruar vazhdimisht këtë ligj si antikushtetues, ndaj ka sugjeruar një variant të sajin. Ajo ka akuzuar qeverinë se me ligjin e "Dosjeve" synon të godasë prokurorinë dhe gjykatat. Kritik ndaj ligjit kanë qenë dhe OSBE-ja, KE-ja, ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Çekisë. Pak ditë më parë, KE-ja dërgoi në Tiranë dy raportues të saj, të cilët për dy ditë me radhë takuan zyrtarët më të lartë në vend dhe drejtuesit e partive kryesore, duke marrë informacion për ligjin e "Dosjeve". Në fund të takimeve të tyre, raportuesit bënë një koment të shkurtër në media, duke u shprehur të habitur nga qëndrimi i palëkundur i qeverisë shqiptare për të mbrojtur ligjin. Reporterët e KE-së kërkuan që ligji i "Dosjeve" të mos hyjë në zbatim pa u shprehur më parë edhe Komisioni i Venecias. Edhe BE-ja, në njoftime zyrtare, i ka bërë thirrje qeverisë të rishikojë ligjin e domosdoshëm për një shtet që ka vuajtur diktaturën për vite me radhë. Sipas BE-së, ligji duhet rishikuar në strukturë dhe përmbajtje, sepse cenon liritë dhe të drejtat e njeriut. Por deklaratat e opozitës, të ndërkombëtareve dhe konkretisht të dy reporterëve u dukën sikur ranë në vesh të shurdhër. Një ditë pas tyre, Kryetarja e Kuvendit deklaroi publikisht se ligji do të zbatohej dhe se qeveria nuk do të tërhiqej nga qëndrimi i saj. Jozefina Topalli përgatiti dhe një letër në emër të Kuvendit drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkonte që të mos ta pezullonte ligjin dhe mbi të gjitha në shqyrtimin e ankimimeve ndaj tij të mos marrin pjesë gjyqtarë që kanë konflikt interesi. Për mazhorancën, ligji është shumë i mirë dhe përmbush të gjitha parametrat që kërkohen, sepse është hartuar duke marrë si model ligjin çek. Pas këtij qëndrimi ka reaguar ambasadorja çeke në Shqipëri, vend i cili mban edhe Presidencën e radhës në BE, duke shprehur rezervat e saj për këtë ligj.
Çfarë është Komisioni i Venecias
Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, i njohur më mirë si Komisioni i Venecias, është organizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese. I vendosur në 1990, komisioni ka luajtur rol kryesor në miratimin e kushtetutave që janë konform standardeve të trashëgimisë kushtetuese të Evropës. Fillimisht u konceptua si një mjet për rregullime kushtetuese emergjente, ndërsa tashmë komisioni është shndërruar në një konsulent ligjor i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht. Ai kontribuon në përhapjen e Trashëgimisë Evropiane Kushtetuese, bazuar në vlerat ligjore themelore të kontinentit. Komisioni vazhdon të sigurojë "ndihmë të parë kushtetuese" për shtete të veçanta. Komisioni i Venecias luan një rol unik në menaxhimin e krizës dhe parandalimin e konfliktit nëpërmjet ndërtimit të Kushtetutës dhe këshillimit.
Statuti i Komisionit
I vendosur në 1990 si një marrëveshje e pjesshme me 18 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, Komisioni, në shkurt 2002, u bë një marrëveshje e zgjeruar, duke lejuar shtete joevropiane të bëheshin anëtare të plota. Komisioni i Venecias është i përbërë "nga ekspertë të pavarur që kanë arritur famën nëpërmjet eksperiencës së tyre në institucionet demokratike ose nëpërmjet kontributit të tyre në zgjerimin e ligjit dhe shkencës politike".
Anëtarët janë akademikë të lartë, veçanërisht në fushat e së drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare, gjyqtarë të gjykatave të larta dhe kushtetuese apo anëtarë të parlamenteve kombëtare. Duke vepruar mbi Komisionin në kapacitetin e tyre individual, anëtarët emërohen për katër vjet nga vendet pjesëmarrëse.
Shtetet anëtare
Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës janë anëtarë të Komisionit të Venecias. Për më tepër, Kirkistan u përfshi në Komision në vitin 2004, Kili në 2005-ën, Republika e Koresë në 2006-ën, Maroku dhe Algjeria në 2007-ën, Izraeli në vitin 2008. Komisioni ka 53 anëtarë me të drejta të plota në tërësi. Tunizia u ftua kohët e fundit të bëhet anëtare e Komisionit, Bjellorusia është anëtar i asociuar, ndërsa Argjentina, Kanadaja, Selia e Shenjtë, Japonia, Kazakistani, Meksika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uruguai janë vëzhgues. Afrika e Jugut ka një status bashkëpunimi të veçantë i njëjtë me ato të vëzhguesve.
Aktivitetet e Komisionit
Puna e Komisionit për demokraci nëpërmjet ligjit ka si synim të mbështesë tri parimet e Trashëgimisë Kushtetuese Evropiane: demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor - guri themelor i Këshillit të Evropës. Sipas rastit, Komisioni punon në pese zona kryesore: asistenca kushtetuese, zgjedhjet dhe referendumet, bashkëpunimi me gjykatat kushtetuese, studimet transnacionale, raportet dhe seminaret.
Ankimi
Komisioni i Venecias, për 3 vjet, ka shqyrtuar 6 ligje shqiptare
Nuk është hera e parë që Shqipëria i drejtohet Komisionit të Venecias. Nga viti 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet deri më sot, Shqipëria i është drejtuar të paktën gjashtë herë Komisionit të Venecias për të marrë mendim për ligje të ndryshme. Komisionit të Venecias i është kërkuar shqyrtim për Ligjin e Legalizimeve. Për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave,për këtë te fundit, Komisioni i Venecias ka marrë edhe një letër nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. Gjithashtu, Komisioni i Venecias, ka marre ne shqyrtim edhe kërkesën për ligjin, për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, për Kodin Elektoral, si dhe për ndryshimet e 21 prillit në Kushtetutën e vendit. Për Ligjin e Legalizimeve, Komisioni i Venecias është shprehur se e drejta e pronës së pronarit, nuk mund t‘i hiqet dhe as të përcaktohet me anë të afateve. Kështu, komisioni i dha të drejtë pronarëve të ligjshëm shqiptarë, duke deklaruar se në rast të ndërtimeve pa leje, prona i takon pronarit të ligjshëm. Sipas ekspertëve të huaj, nuk mund t‘u hiqet pronarëve titulli i pronësisë, për shkak të legalizimit të ndërtimeve pa leje të zënë nga persona të tjerë nëpërmjet ligjit. Në lidhje me Kodin Elektoral, Komisioni i Venecias në 30 faqe ka bërë vlerësimet dhe analizat e problemeve që lidhen me kodin dhe administratën zgjedhore.
e.gj
Diskutimet
Deputetët e PD, kritika opozitës. Morali i shoqërisë nuk mund të gozhdohet nga mbetjet e politikës
Mazhoranca, në Kuvend: PS, fajtore për pezullimin e ligjit të "Dosjeve"
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ligjin e "Dosjeve" nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e deputetëve të mazhorancës. Kryefjala e të gjitha diskutimeve të lira të deputetëve të PD-së ka qenë një, mbrojtja e këtij ligji dhe akuzat ndaj opozitës si shkaktare e pezullimit të tij. I pari që ka hapur siparin e diskutimeve për ligjin e "Dosjeve" dje në Kuvend ishte zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi. Deputeti i PD-së, në emër të mazhorancës, kërkoi zbatimin e këtij ligji, duke theksuar se "nuk ka ndonjë arsye morale dhe historike populli shqiptar që të mos jetë i barabartë me hungarezët, polakët apo çekët, që kanë dënuar krimet e diktaturës komuniste dhe janë distancuar prej tyre". Sipas tij, ky ligj që mazhoranca kaloi në Kuvend dhe që u kundërshtua nga PS-ja dhe që mori vulën nga mbetjet e Partisë së Punës në Gjykatën Kushtetuese, nuk ishte për shoqërinë shqiptare, por për klasën politike dhe vendimmarrësit. Ligji, u shpreh Bumçi në sallën e Kuvendit, nuk ishte për qytetarët, por standardi që qytetarët do të na kërkonin ne, klasës politike. "Ky moral i shoqërisë sonë nuk mund të gozhdohet nga mbetjet e PS-së, pasi ne jemi forca me integritet politik", është shprehur Bumçi. Ai theksoi më tej se përballë mazhorancës është një e majtë që ka lidhje me ish-diktaturën komuniste. Të njëjtin qëndrim me Bumçin kanë mbajtur edhe deputetë të tjerë të mazhorancës, si Bujar Leskaj, Pal Dajçi e Ferdinand Xhaferri. Por deputetët e opozitës nuk kanë dashur të ndalohen shumë në këtë pikë të diskutimit të mazhorancës, duke pranuar vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese. I vetmi që i ka thyer përgjigje mazhorancës për debatin e saj për ligjin e "Dosjeve" ka qenë deputeti Majko. Duke iu përgjigjur replikës së bërë nga deputeti i PD-së Dajçi, Majko është shprehur se "debati për lustracionin është blof, pasi ligji nuk është për ish të përndjekurit, por për të hequr nga puna disa që kanë mbetur". Duke iu drejtuar mazhorancës dhe qeverisë, Majko i ka pyetur se çfarë bënë ata për tre vjet e gjysmë qeverisje për të përndjekurit dhe të dënuarit politikë, përgjigjja u shpreh deputeti i PS-së është shumë e thjeshtë, nuk keni bërë asgjë. E vetmja gjë që bëni, tha Majko, është të provokoni dhe të ofendoni opozitën në sallën e Kuvendit.
Berisha pranon vendimin duke ‘vjellë vrer‘ ndaj Kushtetueses
Kryeministri: Qeveria nuk mund të dalë mbi vendimin e Gjykatës
PD pranon humbjen përballë Gjykatës Kushtetuese për ligjin e lustracionit. Kryeministri Sali Berisha vetëm një orë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të ‘dosjeve‘ ka pranuar të respektojë ligjet duke u shprehur se
"Qeveria nuk mund t‘i lejojë vetes të dalë mbi gjykatës". Shefi i qeverisë ka vendosur të pranojë publikisht se do të respektojë vendimin e gjykatësve për ligjin e "dosjeve". Kryeministri Berisha megjithëse e kishte cilësuar ligjin e "dosjeve" një mision të pakthyeshëm të partisë së tij, ka pranuar tërheqjen, duke iu drejtuar me tone të ashpra anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë të lidhur me të shkuarën komuniste.
Zemërimi i Berishës
Edhe pse ka pranuar tërheqjen nga ligji i lustracionit, Kryeministri Berisha ka "vjellë vrer" dje në adresë të gjyqtarëve dhe Partisë Socialiste. "Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i lejuan vetes të marrin vendim në konflikt të hapur me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese dhunoi një parim të etikës, gjyqësori theu ligjin e saj organik që nuk i lejon gjykatësit të veprojnë në konflikt interesi. Në këtë vendim kanë pasur rol kryesor ata që kanë pasur probleme të mëdha me krimet e shkuara", tha Berisha duke shtuar se "sot u vendos një antistandard".
Shefi i qeverisë, Berisha nuk kurseu nga akuzat edhe liderin e Partisë Socialiste. Sipas tij, kreu i PS, Edi Rama, është prapaskena e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. "Partia Socialiste tregoi se edhe 18 vjet pas ndërrimit të vendit është e njëjta forcë politike. Prapa këtij vendimi është Edi Rama, avokati i krimeve të komunizmit dhe pinjoll i arkivave", theksoi Berisha.
Por, siç ishte vënë re së fundmi, pas deklaratave të forta kundërshtuese të faktorit ndërkombëtar për ligjin e lustracionit, në reagimin e ashpër të Kryeministrit Berisha, nuk kishte surpriza as për gatishmërinë në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. "Jemi të detyruar për shkak të parimeve të shtetit ligjor që vendimin ta marrim parasysh. Qeveria nuk mund t‘i lejojë vetes të dalë mbi gjykatën", u shpreh Berisha.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, e personalizoi këtë çështje, ndërkohë që qeveria kishte si qëllim kryesor dënimin e krimeve kundër njerëzimit të periudhës komuniste. Duke u ndalur në qëndrimin e mazhorancës kundrejt vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri tha se "ajo nuk do të heqë dorë kurrë nga dënimi i krimeve kundër njerëzimit". Por, nga ana tjetër, theksoi Kryeministri, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet, pasi nuk mund të hidhet poshtë, pavarësisht se ai është absurd dhe i marrë në konflikt të hapur interesi. "Zotimi ynë para shqiptarëve, por edhe komunitetit ndërkombëtar, ka qenë se ky do të jetë një proces që do të bazohet në rregullat e shtetit ligjor, sepse vetëm në këtë mënyrë ai bëhet një proces i dobishëm dhe realizon qëllimin e tij", u shpreh Kryeministri.
Qëndrimi për "dosjet"
Megjithëse këmbënguljen për t‘i shkuar deri në fund penalizmit të ish-nëpunësve të lartë të viteve të regjimit komunist, Kryeministri Berisha është frenuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Një ditë më parë, ai paralajmëroi se do të presë vendimin e Kushtetueses dhe më pas do të japë verdiktin për ngritjen e Autoritetit të Kontrollit të Figurave. Pas lajmit zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e ligjit të lustracionit, 60 minuta më vonë, ka ardhur edhe deklarata e shefit të qeverisë, i cili u tregua i bindshëm për të zbatuar shtetin ligjor, duke kapërcyer dhimbshëm verdiktin që ligji i "dosjeve" rrëzohet përfundimisht. Qëndrimi i Berishës, është se "PD do të vazhdojë pa ndërpresë betejën derisa Shqipëria të ndahet me dinjitet nga krimet e komunizmit, bazuar në parimet e shtetit ligjor".
Grupi i PD
"Do bëjmë ligj të ri për dosjet"
Grupi parlamentar i PD-së ka bërë dje një analizë të përgjithshme që solli në dështimin e misionit të tyre për ligjin e ‘dosjeve‘ përballë Gjykatës Kushtetuese. Deputetët demokratë kanë kërkuar shpjegime, pse Partia Demokratike duhet të përulet ndaj vendimit të Kushtetueses, por nga ana tjetër, Kryeministri Berisha ka sqaruar se bashkohet me qëndrimin e tyre, por duhet respektuar shteti ligjor. Edhe pse ndarja e Shqipërisë nga krimet e komunizmit ishte një projekt pa kthim prapa të PD-së, Kryeministri Berisha është treguar i ‘dobët‘ për t‘u bërë ballë presioneve të ndërkombëtarëve. Për këtë, Kryeministri Berisha ka kërkuar nga deputetët që të hartohet një ligj i ri, i cili të diskutohet me faktorin ndërkombëtar për ta çuar sa më shpejt në Kuvend. Kryeministri Berisha kritikoi edhe grupin e Partisë Demokratike se nuk ishte në gjendje të mbronte ligjin e lustracionit, por ka qëndruar në heshtje. Kryetari i PD-së ka kërkuar që deputetët e djathtë të tregohen më aktivë, në mbrojtje të projekteve të ideuara nga Partia Demokratike.
Leskaj: Kur flasin institucionet, Berisha të heshtë
Partia më e madhe e opozitës ftoi dje Kryeministrin Sali Berisha të heshtë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas mbledhjes së grupit të deputetëve socialistë, kreu i grupit, Valentina Leskaj, iu përgjigj interesit të medias. "Çështja e ditës është ajo e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet koherente në qëndrimin e saj për sa i takon ligjit të ‘Lustracionit‘ dhe ky ka qenë motivi që ne e kemi kundërshtuar këtë ligj, pra antikushtetutshmëria", tha ajo. PS mbetet koherente në respektimin e vendimeve të institucioneve që u ngarkon ligji, pra të vendimeve të institucioneve kushtetuese. "Berisha duhet të heshtë dhe të heqë dorë nga përbaltja e institucioneve kushtetuese, sepse shteti ligjor nuk mund të ndërtohet, duke sulmuar institucionet e shtetit ligjor", u shpreh Leskaj. Dua të përsëris edhe një herë faktin që e kam deklaruar edhe dy ditë më parë, vijoi ajo, ne si Parti Socialiste mbetemi koherente, në faktin që mbetemi të gatshëm për të kontribuar për një projekt kushtetues, me standarde dhe që konsideron të gjitha sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe që vë në themele parimet e kriteret e ligjit të ‘Lustracionit‘.