Ekspertët: Vdekja e të riut grek, nga mbidoza e drogës
Shtetasi grek, Vasilios Gaxellos, ka vdekur nga mbidoza e drogës, por policia nuk e ka klasifikuar këtë si vetëvrasje dhe ka nisur hetimet për një vrasje të mundshme, duke shpallur në kërkim tre banorë të fshatit Markat, pranë kufirit me Greqinë.
Kufoma
Pasi është mbajtur gjatë natës së të dielës dhe paraditen e djeshme në afërsi të vendit që njihet me emrin e dikurshëm "Piramida 54", trupi i pajetë është transportuar rreth mesditës për në morgun e spitalit të Sarandës. Dërgimi i tij atje është urdhëruar nga grupi i ekspertëve të Tiranës, të ardhur me helikopter. Një natë më parë në vendngjarje ka shkuar një grup nga Saranda, që përbëhej nga Vullnet Topalli, shef i komisariatit të Sarandës; Çlirim Shahini, prokuror i prokurorisë së rrethit; si dhe Adnand Braho, ekspert mjeko-ligjor dhe ekspertë të tjerë të policisë kriminale e asaj gjyqësore. Grupi hetimor i shkuar qysh në mbrëmjen e së dielës në Janjar, ka nisur hetimin me objekt "vrasje me dashje në bashkëpunim", duke respektuar pretendimet fillestare të bëra publike edhe në mediat greke, të cilat thanë se i riu kërkohej prej tri ditësh. Ata janë kujdesur që të bëhet rrethimi i vendit të ngjarjes, për të mos humbur asnjë provë. Moti i ftohtë ka ndihmuar në mbajtjen e kufomës së tij pothuaj në kushte morgu, në natyrë, për rreth 16 orë. Prokurori Çlirim Shahini ka pohuar se njoftimi për ndodhjen e kufomës së një të riu në tokën shqiptare është dhënë nga ana e policisë greke, që ka shërbyer si burim për mediat helene. Mësohet se polica greke është njoftuar nga ana e një të riu shqiptar nga fshati Janjar, i cili ka qenë në shoqërinë e Gaxellos. Është përfolur që në këtë grup të ketë qenë dhe një i ri tjetër, gjithashtu shtetas grek, si dhe tre shqiptarë.
Ekspertët
Paraditen e djeshme, në vendin e ngjarjes ka shkuar me helikopter edhe grupi i ekspertëve mjeko-ligjorë nga Tirana, në përbërjen e të cilit kanë qenë dy ekspertë të mjekësisë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, Admir Sinamati dhe Elmaz Shaqiri, si dhe një specialist i Institutit të Policisë Shkencore. Ata kanë këqyrur kufomën në vend e pas kësaj kanë urdhëruar transportimin e saj për në spitalin e Sarandës, ku kanë realizuar autopsinë. Pas saj është arritur në përfundimin se vdekja e të riut grek është shkaktuar nga intoksikimi, ose nga marrja e një mbidoze lëndë narkotike. Sipas mjekut Sinamati, viktima rezulton të ketë marrë një mbidozë droge, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar. Kjo është përcaktuar si shkak i vdekjes së tij në këto momente të para. Ekspertët morën me vete kampione për të përcaktuar sasinë dhe llojin e drogës. "Kemi marrë kampionët e nevojshëm për të studiuar atë që ka ndodhur me të dhe do të dalim me ekspertizë të plotë për të përcaktuar llojin dhe sasinë e dozës së marrë prej tij", u shpreh për gazetën eksperti Shaqiri. Ekspertët dhe policia takohen në përcaktimin se në trupin e viktimës Gaxellos nuk ka pasur shenja të dukshme dhune. Krahas kësaj, policia shqiptare vijon hetimet në pistën e bashkëpunimit të mundshëm të të riut grek, Gaxellos, me një rrjet të narkotrafikut ndërkombëtar, pjesë e së cilit dyshohet të kenë qenë edhe të rinj shqiptarë. Nisur nga informacioni i grumbulluar, policia është vënë në kërkim të tre të dyshuarve nga fshati Markat i Sarandës, të cilët janë: Arben Isufi 18 vjeç, Muharrem Aliu 27 vjeç dhe Refat Hasani 55 vjeç.
Versionet
Sapo është mësuar për vdekjen e të riut grek nga Igumenica, në Janjar u fol se ai është parë ditë më parë të qarkullojë në fshat, nën shoqërinë e djemve vendas. Disa fshatarë thanë se trupi i pajetë është gjetur fillimisht në një shtëpi të pabanuar të fshatit e që andej thuhet se është transportuar kufoma me kafshë për në vendin ku u njoftua se gjendej. Ky version duket se është pranuar edhe nga burime pranë policisë së Sarandës, që thanë se trupi i pajetë i të riut grek mund të jetë transportuar nga thellësia e tokës shqiptare te "Piramida 54". Të tjerë nuk përjashtojnë mundësinë e sjelljes së tij nga toka greke drejt kufirit shqiptar me kafshë dhe është lënë nga kjo anë e kufirit shqiptar. Ata që mendohet të kenë qenë aktorë të kësaj historie, kanë njoftuar më pas policinë greke, duke dashur të ngrenë një alibi për të përjashtuar veten si pjesëmarrës në drogimin apo helmimin e mundshëm. Ajo që pranohet në të gjitha rastet si arsye e ekzekutimit apo e vdekjes "së bardhë" është përfshirja në rrjet ndërkombëtar droge dhe moskuptimi për ndarjen e fitimit mes tyre. Nga komunikimi me homologët e tyre, në Komisariatin e Sarandës konfirmojnë se Gaxellos figuron i kartelizuar si përdorues i drogave të forta dhe i dyshuar si shpërndarës i tyre.
Familjarët:
"Para nëntë muajsh doli nga burgu"
Theodhoris Kanisakis, daja dhe tre të afërm të tjerë të të riut Gaxellos kanë shkuar në kufi sapo mësuan ngjarjen. Pas kësaj, ata kanë pritur mbarimin e procedurave në morgun e spitalit të Sarandës dhe kanë tërhequr trupin e tij. I pyetur se si e mësoi vdekjen e nipit, daja i tij tha se kishte qenë policia që ua dha lajmin e keq, pasi televizorin nuk e kishin parë. Ai ishte i rezervuar të jepte hollësi për rrethanat e humbjes së jetës së nipit. "Na kuptoni pse nuk flasim? Pasi nuk i dimë gjërat si kanë ndodhur realisht dhe nuk duam të fusim edhe median shqiptare në qorrsokak", u shpreh ai përmes dhimbjes. Tha se kishte tri ditë i ikur nga shtëpia dhe askush nuk dinte se për ku kishte ikur. Më tej tha se nuk ishte i martuar, se nuk kishte profesion dhe as ndonjë punë, që do të thotë se jetesën e siguronte me punë të dyshimta. "Di vetëm kaq: që ishte një 28-vjeçar, i cili në pak vite kishte pasur shumë peripeci. Në qershorin e vitit 2008 ishte liruar nga burgu".