Leskaj: Debati brenda PS eshte nje vlere dhe pasuri, pasi gjeneron ide
Deputetja e Partise Socialiste, Valentina Leskaj, gjate nje deklarate per median, e cilesoi si nje vlere dhe nje pasuri te PS, faktin qe ka debat brenda partise, qe gjeneron ide, qe gjeneron nje politike, qe eshte normale te kete nje mendim ndryshe. "Une besoj qe koleget, sepse ne jemi nje, jemi te gjithe brenda PS pavaresisht nga diferencat qe thashe, e kane bere te qarte se do te respektojne vendimin politik", deklaroi ajo. Sipas saj, nuk do te mund qeveria t'ia faturoje dot opozites, ceshtjen e mosrealizimit te kushteve per integrimin ne Bashkimin Evropian. Leskaj beson se kjo opozite, duke bere transparent procesin dhe duke i dhene fund nje here e mire manipulimit te zgjedhjeve per voten, kontribuon per integrimin, sepse rrit standardet e integrimit. "Nje nga problemet me te medha qe ka Shqiperia, eshte mungesa e reformave, qofte ne reforma te medha dhe qofte ne politike. Ketu vertete diskutohet per ligje qe do te miratohen me 84 vota dhe kjo mazhorance nuk i ka sot 84 vota, qe te miratohen keto ligje", vijoi deputetja socialist. Ajo shprehet dyshuese mbi ligjet qe nuk duan 84 vota, se sa ato kontribuojne per integrimin e vendit. Sepse, vijoi Leskaj, nje nga kerkesat per reforma te qendrueshme, do te thote se keto reforma, te cilat miratohen vetem me kartonet e mazhorances pa i diskutuar fare, nuk mund te jene reforma te qendrueshme. "Po kalojne ligje, te cilave neser ne duhet t'i rikthehemi. Prandaj eshte shume e rendesishme qe te vendoset te shmanget ceshtja e minimit te besimit politik, ne menyre qe te pakten pjesa themelore e reformes, padyshim qe do te kete diferenca edhe ne kushte normale, te votohet ne shumice per cdo gje", u shpreh me tej, Valentina Leskaj.
PS: Raporti i ODIHR, indicie per hetimin e zgjedhjeve
Partia Socialiste vleresoi dje, se kerkesat e saj lidhur me zbardhjen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, mbeshteten edhe nga OSBE, e cila ne raportin e saj, sipas kesaj partie, sjell fakte te forta qe kerkojne hetimin e ketyre zgjedhjeve. "Raporti i ODIHR eshte nje raport vezhgimi, nuk eshte nje raport hetimi. Ai ka sjelle fakte te forta per sjelljen e "Wild dog-ut" qeveritar, shfaqur gjate zgjedhjeve. Faktet e Raportit te ODIHR jane indicie te forta qe forcojne kerkesen per hetim!", thuhet ne deklaraten per shtyp te selise roze.
Vendimi: Presidenti, kryeparlamentari, kryeministri, ministrat, shefi i opozites, institucionet kushtetuese, SHISH, makina zyrtare