E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Zgjedhjet e qershorit, shenuan progres te dukshem

Kongresi Amerikan i Helsinkit vleresoi dje se Ballkani Perendimor, ku ben pjese edhe Shqiperia, ka ecur para drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ne seancen e zhvilluar dje, ku diskutohej per sfidat me te cilat po perballen vendet e Ballkanit Perendimor, Kongresi Amerikan i Helsinkit, u shpreh se po zbatohen reformat e duhura. Zv/ndihmes, Sekretari Amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, duke komentuar zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, tha se vendi yne beri perparim te dukshem krahasuar me zgjedhjet e meparshme, duke permendur permiresimet ne regjistrimin e votuesve, kartat e identitetit dhe kornizen ligjore. "Sipas vleresimeve te ODIHR-it, zgjedhjet e 28 qershorit permbushen shumicen e standarteve",-tha Xhons. Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, i vleresoi edhe perfaqesuesi suedez, Bjorn Lyrvall. "Shqiperia ka ecur gradualisht drejt integrimit evropian, proces ky qe ka marre hov gjate viteve te fundit. Ne takimin e ministrave te Jashtem te BE-se kete muaj, ne shpresojme te arrijme nje marreveshje per t'ia kaluar kerkesen e Shqiperise, per anetaresimit komisionit perkates", theksoi ai. Ky perparim sipas Kongresit Amerikan te Helsinkit, po vihet re ne zbatimin dhe ndjekjen e reformave te duhura, si e vetmja rruge drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Ne Kongres u theksua fakti se ndersa Bosnje-Hercegovina ka bere hapa prapa, Shqiperia po ecen gradualisht drejt integrimit evropian. Nje perparim i dukshem per vendin tone, ishin zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›