E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Te hiqen vizat per Shqiperine e Bosnjen

Shqiperise edhe Bosnje-Hercegovines, t'i hiqen vizat me vendet e tjera te Bashkimit Evropian, sapo keto dy vende te plotesojne kushtet e vena nga Komisioni Evropian. Keshtu propozoi eurodeputetja Tanja Fajon ne raportin e saj, i cili do te diskutohet ne Komitetin per Lirite Qytetare dhe Politiken e Brendshme. Fajon kerkon qe te kete nje zgjidhje fleksibel edhe per keto dy vende, sepse sipas saj, dallimi ne liberalizimin e regjimit te vizave, ne mes te vendeve te Ballkanit Perendimor dhe ketyre dy shteteve, do te krijoje veshtiresi politike. "Ne kete menyre do te dergonim nje sinjal te qarte, per te dyja shtetet: Ju presim! Ju duhet te inkurajoni qeverite tuaja qe me pune te pakursyer, te kompensoni gabimet tuaja dhe vonesat, e te jepni nje cilesi te njejte, sikurse vendet fqinje", vlereson Fajon, ne raportin e saj. Po keshtu, eurodeputetja thekson faktin se, Bashkimi Evropian, eshte i gatshem te ndihmoje keto vende, ne realizimin e objektivave per liberalizimin e vizave, ne menyre qe te krijohen standarde te perbashketa. "Nuk kam nevoje t'iu kujtoj per pasojat politike dhe demin psikologjik, qe do te shkaktojne keto vonesa, per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes, si dhe integrimin e tyre evropian", thekson ne raportin e saj, Tanja Fajon, ndersa kujton kohen kur Kroacia dhe Sllovenia, shteti nga i cili vjen raportuesja, u bene te pavarura, nuk kishin regjim vizash. Fajon del ne mbeshtetje si te Shqiperise ashtu edhe te Bosnje-Hercegovines, qe te realizojne sa me shpejt reformat, per liberalizimin e plote te vizave ne hapesiren "Shengen".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›