E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, progres per liberalizimin e vizave"

Basha garantoi nje ecuri te shpejte te plotesimit te kritereve per liberalizimin e vizave me BE-ne. Dje, ministri i Brendshem Lulzim Basha priti Shefin e Njesise per Marredheniet me Jashte dhe Zgjerimin ne Drejtorine e Pergjithshme per Drejtesine, Lirine dhe Sigurine te Komisionit Evropian, Luigi Soreca, si dhe kreun e Delegacionit te KE, ne Shqiperi Helmut Lohan. Ai informoi te derguarin e KE, per ecurine e permbushjes se kritereve te percaktuara nga Bashkimi Evropian, per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Duke u ndalur tek planet e veprimit, per luften kunder krimit te organizuar dhe menaxhimin e integruar te kufirit, Ministri Basha beri te ditur ne kete takim, hapat e ndjekur per instalimin e plote te sistemit te informacionit, per kontrollin kufitar TIMS, per analizen e informacionit kriminal, si dhe per kontrollin e kufirit detar. Njeheresh kreu i Ministrise se Brendshme theksoi perparimin e shpejte te procesit te pajisjes se qytetareve shqiptare, me pasaportat biometrike. Deri tani numerohen rreth 200 mije aplikime dhe mbi 190 mije pasaporta te prodhuara, cka perben nje ritem shume me te mire te ketij procesi, se vendet e tjera te rajonit, qe e kane filluar me heret dhe jane tashme me prane perfitimit te liberalizimit te vizave, me Bashkimin Evropian. Duke shprehur falenderimet per nxitjen, mbeshtetjen dhe asistencen e strukturave te BE, per permbushjen e kritereve teknike, ne drejtim te liberalizimit te vizave, Basha deklaroi se Shqiperia mirepret verifikimin e perparimeve te arritura, nga inspektimi i afert i Komisionit Evropian. Nga ana e tij, Soreca vleresoi perparimet per liberalizimin e vizave, si dhe deklaroi se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur dhe do te kete ne vijimesi mbeshtetjen e plote te Komisionit Evropian, per konkretizimin e te gjithe hapave te nevojshem, deri ne arritjen e nje propozimi konkret per liberalizimin e vizave. S.P

Bojkoti i Opozites

Nderkombetaret


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›