E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia dhe Greqia garantojne Meten per liberalizimin e vizave Shqiperine me BE

Ministri i Jashtem Ilir Meta ka takuar dje ambasadorin Italian ne Shqiperi Saba Delia. Vete ambasadori Italian ka shprehur vullnetin e shtetit te tij duke thene se, Italia mbeshtet liberalizimin e vizave. Italia, tha ambasadori italian ne vendin tone, eshte promotore e Shqiperise ne strukturat e BE dhe jo vetem kaq, ajo eshte avokate e vendit tone drejt BE. Nga ana e tij Ministri i Jashtem Ilir Meta vuri ne dukje, gjate takimit me ambasadorin Saba Delia, se Italia eshte partneri kryesor strategjik i vendit tone. Marredheniet mes dy vendeve tha Meta, jane te shkelqyera. Shume shpejt numri nje i diplomacise shqiptare do te kete nje takim edhe me homologun e tij italian, Franko Fratini. Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Meta ka vazhduar takimet edhe me diplomate te shteteve te tjera. Meta priti sot ne nje takim kortezie Ambasadorin e Austrise ne Tirane, Raunig. Marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve, procesi i integrimit te Shqiperise ne BE, dhe, ne menyre te vecante procesi i liberalizimit te vizave, ishin temat kryesore qe u diskutuan gjate ketij takimi. Takimi tjeter ishte rezervuar per Ambasadorin e Greqise ne Tirane, Pazios. Ne fokus te bisedes se zhvilluar ishte bashkepunimi dypalesh, procesi i liberalizimit te vizave dhe aplikimi i Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Ambasadori Pazios siguroi se "konsolidimi dhe thellimi i bashkepunimit me Shqiperine, per vete marredheniet tradicionale dhe interesave te perbashketa, eshte prioritet i natyrshem dhe afatgjate i politikes se jashtme te Greqise". Ai ka theksuar se "Greqia do te vazhdoje te luaje nje rol te rendesishem lidhur me procesin e liberalizimit te vizave, per shtetasit shqiptare dhe do te mbeshtese, pa rezerva integrimin e plote te Shqiperise, ne Bashkimin Evropian, vullnet ky, tashme i deshmuar gjate anetaresimit te saj ne NATO".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›