E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Opozita duhet te jete pjese e reformave

Levizja Socialiste per Integrim pershendeti dje, shqyrtimin dhe miratimin e projekt-ligjeve qe prekin shtresat e ndryshme sociale dhe pensionet. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar te LSI-se, Edmond Haxhinasto, permes nje komunikimi me mediat pershendeti projekt-ligjin, sic ishte ai i uljes se moshes se pensionit per minatoret, qe ka qene nje kerkese e vazhdueshme e tyre dhe detyrim per kete shtrese, qe punon ne kushte tejet te veshtira. "Sigurisht qe ky ligj do te pasohet edhe nga te tjere, si ligji per moshen e trete, miratimi i te cilit eshte pjese e programit te qeverise se re, edhe qe do te forcoje dimensionin social te saj", deklaroi Haxhinasto. Sipas tij, qeveria e Integrimi Evropian edhe mazhoranca e re parlamentare, do te vazhdojne veprimtarine e tyre normale, ne realizimin e detyrimeve edhe premtimeve ndaj zgjedhesve dhe ne avancimin e axhendes se reformave sociale dhe integruese te vendit. Me tej, ai theksoi se i mbetet opozites te vendose, nese do te jete pjese e ketyre reformave apo do te mbetet jashte tyre, pavaresisht zerave gjithnje e me te forte te partnereve tane nderkombetare, per t'u kthyer ne Parlament. Qe prej fillimit te seances se re parlamentare, Partia Socialiste nepermjet nje vendimi te saj politik, ka ndaluar grupin parlamentar socialist qe te paraqitet ne Kuvend, duke e kushtezuar ne kete menyre pranine e saj ne kete institucion, me hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›