E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha zhvillon vizita në familjet e të rënëve

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha, në vijim të nderimeve për të rënët e kombit, në ditën e 28 Nëntorit, zhvilloi një vizitë në familjen e heroit Myslym Shyri dhe të Dëshmorëve të Atdheut, Dionis dhe Kleanthi Manastirliu. Ai u përcolli pjesëtarëve të familjes Shyri nderimet më të thella të tij, të Qeverisë dhe të të gjithë shqiptarëve, për veprën e pavdekshme të komisarit të Batalionit të Dytë, Heroit të Popullit, Myslym Shyri, duke theksuar se ai ishte një nga luftëtarët më trima në luftën çlirimtare të kombit shqiptar, i cili u jep nder familjes së tij, Tiranës dhe çdo shqiptari, me veprën dhe sakrificën e tij sublime. Ndërsa gjatë vizitës në familjen Manastirliu, kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e madh të kësaj familjeje në luftën çlirimtare, me angazhimin e të gjithë anëtarëve të saj, nga ku, dy prej tyre, Dionisi dhe Kleanti, ranë në këtë luftë në vitin 1944, duke u shpallur Dëshmorë të Atdheut. Kreu i Qeverisë u shpreh se sakrifica e bijve të familjes Manaslirliu do të ndrisë gjithmonë, ideali i lirisë, ideali për të cilin ata sakrifikuan, sot është në ndërtim e sipër, më i lirë se kurrë dhe më shpejt se kurrë.

Ky lajm është publikuar: 29/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›