E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti: “Shqipëria, së shpejti vend anëtar i BE-së”

Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka nderuar dje kujtimin dhe veprën e lavdishme të të gjithë atdhetarëve që punuan, luftuan dhe dhanë edhe jetën në shërbim të Shqipërisë. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast, Kryetari i Shtetit vendosi një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”. “Në këtë ditë të veçantë, në ditën e themelimit të shtetit shqiptar është një kënaqësi e veçantë tu uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë: gëzuar këtë ditë të madhe! Dhe sot kemi rastin që të rikthejmë në memorien tonë më shumë se kurrë veprën e lavdishme të të gjithë atdhetarëve, patriotëve, të cilët bënë të mundur që të luftohej pa e ndërprerë asnjë moment aktivitetin e tyre, për mbijetesën e shtetit shqiptar, për identitetin e tij dhe kuptohet pas kaq vitesh, ne kemi një Shqipëri jo vetëm me një identitet të qartë, por një vend anëtar të NATO-s dhe së shpejti një vend të Bashkimit Evropian. Besoj që kjo është një ditë, e cila na lejon që ti rikthehemi së kaluarës, por më shumë ti kthehemi së ardhmes sonë”, - tha ai. Kreu i Shtetit ka vijuar më tej nderimin e tij për këtë ditë, duke zhvilluar vizita në familjet e dëshmorëve Margarita e Kristaq Tutulani dhe Myslym Keta.

Ky lajm është publikuar: 29/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›