Boshardt: Konkurrencës së ndershme, ndihma më e madhe për bizneset
Autori i Lajmit: Redaksia
Një seminar i ndërmarrë nga Shoqata e Tregtisë dhe Industrisë Gjermano – Shqiptare dhe SPRINT! Marketing and Management Consulting u zhvillua dje në kuadrin e panairit Klik Ekspo Group. “Shtrembërimi i Konkurrencës”, si seminar mblodhi shumë biznese të interesuara për tregje të shëndosha. Drejtues të Autoritetit të Konkurrencës vlerësuan nismën e zhvilluar përgjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Ata u shprehën se do të mbështesin çdo iniciativë për ruajtjen e konkurrencës dhe tregje të ndershme.
I pranishëm, për të vlerësuar nismën ishte dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Boshardt. Në bashkëbisedimin e tij me pjesëmarrësit në panel ambasadori Boshardt tha se ruajtja e konkurrencës së ndershme është ndihma më e madhe për bizneset. Gjithashtu, ambasadori gjerman vlerësoi organizimet e Klik Ekspo Group.
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009