E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Humbja e Diljes,humbje për diplomacinë shqiptare

Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot aktivitetin diplomatik të Ambasadorit Ljublin Dilja, i ndarë pak ditë më parë nga jeta në Nju Jork (SHBA), ku shërbente si Ministër Fuqiplotë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara. I pranishëm në konferencën përkujtimore kushtuar diplomatit të lartë, Kreu i Qeverisë shqiptare u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit, duke cilësuar se "humbja e Ljublin Diljes është një humbje e madhe për diplomacinë shqiptare, Elbasanin dhe Shqipërinë". Ai u shndërrua në një luan të vërtetë kundër sëmundjes,duke ruajtur nje jetë familjare krejtësisht normale dhe një aktivitet diplomatik të shkëlqyer në trupin diplomatik", vlerësoi Kryeministri Berisha, duke e konsideruar Diljen si "një nga diplomatët më të zotë, që ka dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA,ku shërbeu për disa vite si ambasador i Shqipërisë. Në këtë konferencë përkujtimore, të organizuar nga Ministria e Jashtme Shqiptare, merrte pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, diplomatë të njohur , familjarë të të ndjerit. Kryeministri Sali Berisha me këtë rast la edhe një kujtim të tij personal në librin e shënimeve në nderim të të diplomatit të njohur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›