Kuvendi miraton projektligjin "Për tatimin mbi të ardhurat"
Kuvendi miratoi dje disa ndryshime në p/ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", që parashikon diferencim në përcaktimin e fitimit të tatueshëm. Ministri i Financave, Ridvan Bode theksoi gjatë debatit të këtij p/ligji në Kuvend se,
"ndryshimi i kërkuar në këtë p/ligj ka të bëjë me shmangien e tatimit të dyfishtë për subjektet përfituese rezidente, të cilat zotërojnë më pak se 25 % të kapitalit aksionar, apo fillestar të subjektit rezident, që shpërndan dividentin". Gjatë diskutimit në Kuvend, opozita u shpreh kundër p/ligjit. Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Arben Malaj, ndryshimet fiskale duhet të përfshihen në një paketë fiskale, që të reflektohen efektet në buxhet. "Qeveria nuk duhet të sjellë projektligje pas miratimit të buxhetit", tha Malaj.
Email This Klikime: 10
Email This Klikime: 10