Miratohet projektligji "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën p/ligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit". Në bazë të këtij p/ligji, kompanitë e sigurimeve do të marrin përsipër të shlyejnë të gjithë detyrimin, në rast aksidentesh që sjellin pasoja për jetë njerëzish. Por, nga ana tjetër, sigurimi i individëve do të jetë i detyrueshëm me ligj.
Vlera e dëmshpërblimit shkon deri në 2 milionë lekë për rastet ekstreme, ndërsa në projektligj janë përcaktuar qartë mënyrat e funksionimit të rregullave të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit. Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin pasagjerët nga aksidentet në transportin publik dhe sigurimin e përgjegjësisë së pronarit, ose të përdoruesit të mjetit motorik, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. Kështu, pronari i çdo mjeti transporti është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi, si dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim, madje kjo kushtëzohet edhe si dhënie licence. Detyrimi i një shoqërie sigurimi në kontratën e sigurimit, e parashikuar në pikën 1 të nenit 17 të këtij ligji, përfaqësohet nga shuma e siguruar, e vlefshme në ditën e ngjarjes së sigurimit, kur nuk është rënë dakord për një shumë më të madhe në kontratën e sigurimit.
Email This Klikime: 5