Berisha:Jam i gatshëm për interpelancë për programin elektoral

Kryeministri Berisha është i gatshëm të përballet me opozitën në sallën e kuvendit për të dhënë shpjegime mbi programin elektoral të 2005-ës.Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri tha se do ti përgjigjet pozitivisht socialistëve për t'u paraqitur në interpelancë për arritjet e programit të tij."Jam I gatshëm të shkoj në interepelancë në Kuvend për programin elektoral të 2005-ës", deklaroi kryeministri. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përballimin e interesit të kredive për gjashtë mijë apartamente. Sipas kryeministrit ky është një premtim elektoral por që s'ka të bëjë me këto zgjedhje sesa me zgjedhjet e shkuara për të cilat Berisha ka marrë votat. "Qeveria do të përballojë interesat e e kredive për gjashtë mijë apartamente", shtoi Berisha.Kryeministri sulmoi edhe një herë tjetër kreun e bashkisë se nuk ka ndërtuar asnjë banesë sociale. "Opozita nxitoi të më akuzonte se nuk kam mbajtur premtimin. Kur në fakt është Bashkia e Tiranës, që nuk ka ngritur asnjë banesë sociale", theksoi kryeministri.