E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Basha, priti dje të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Rumanisë në Tiranë, z. George Miku

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, priti dje në Ministrinë Punëve të Jashtme, në një takim lamtumire, Të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Rumanisë në Tiranë, z. George Miku. Mbas përshëndetjeve të rastit dhe vlerësimeve nga ana e Ministrit Basha për kontributin që diplomati i vjetër, Ambasadori dhe, tashmë, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Rumanisë në Tiranë, Miku, ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, Ambasadori Miku vlerësoi bashkëpunimin me Mistrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, me Ministrin Basha, ndihmën që institucionet shqiptare i kanë dhënë atij për të përmbushur detyrat e ngarkuara nga shteti dhe qeveria rumune.  Miku premtoi se edhe gjatë kohës që do të jetë në Rumani, do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e marrëdhënieve rumuno-shqiptare. Këtë angazhim ai do ta demonstrojë, siç tha, nëpërmjet ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Shoqatës së Miqësisë Rumani-Shqipëri, por edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Diplomatëve rumunë. Ministri Basha e quajti përvojën e z. Miku në Shqipëri një aset të vyer në marrëdhëniet shqiptaro-rumune. Eksperienca juaj dhe kontributi që ju keni dhënë, iu drejtua Ministri Basha Të Ngarkuarit me Punë të Rumanisë në Shqipëri, besoj se do të pasurohen nga Ambasadori i ri që do të vijë nga vendi juaj, të cilit do ti japim të gjithë mbështetjen e duhur për realizimin me sukses të detyrës së tij si përfaqësuesi i lartë i shtetit rumun në Shqipëri. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan në vijim ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, duke i konsideruar ato si shumë të mira, me bindjen që ato do të zhvillohen edhe më tej. Ata ndanë të njëjtin mendim për nxitjen e tyre në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, konsullore.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›