Titujt e pronësisë, bllokohet procesi
Procesi i verifikimit të titujve të pronësisë i kërkuar nga kryeministri 3 muaj më parë është bllokuar pasi prefekturat e ngarkuara me këtë detyrë nuk mund të shqyrtojnë rastet problematike. Prefekti i Tiranës Ruzhdi Keci bën me dije se strukturat e ngritura nga institucioni që drejton kanë përfunduar në kohë rekord vlerësimin e të gjithë titujve të pronësisë, plot 2 mijë vetëm në rrethin në fjalë, ndërsa tashmë ata presin që qeveria të hartojë një draft ligjor, i cili u mundëson atyre verifikimin e titujve të tjerë që paraqesin probleme.
Presim një vendim ose një akt nënligjor të qeverisë për të përcaktuar dhe saktësuar procedurat se si do të punohet veçanërisht në rastet kur do të shfuqizohen këto tituj pronësie. Por derisa kjo vendimmarrje e qeverisë dhe komisionit qeveritar të tokës të bëhet dhe të na vijë, ne po vazhdojmë, po procedojmë me rastet e tjera që nuk kërkojnë shfuqizime, por thjesht konfirmime. Pa dalë kjo bazë ligjore ne nuk mund të operojmë, veçanërisht është fjala për rastet kur shfuqizohen tapitë ekzistuese, titujt e pronësisë. Procesi i verifikimit të titujve të pronësisë iu besua tre muaj më parë një grupi ndërministror të kryesuar nga zv/kryeministri Genc Pollo. Ndërkohë që pritej që në 3 muajt e parë të saj të përmbyllej në tërësi verifikimi i titujve të pronësisë në tërësi dhe më pas zgjidhja e mbivendosjeve. Verifikimi i titujve të pronësisë shihet si një hap shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjes së pronësisë në vend.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1