Elbasan, Meta: LSI do sjellë politikë ndryshe
Kryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me simpatizantët e kësaj force politike në Elbasan. Në ambientet e teatrit Skampa, kanë qenë të shumtë të pranishmit që kanë marrë pjesë në këtë tubim. Kreu i LSI-së u shpreh gjatë fjalës së tij se ndjehej i lumtur që gjendej sot në Elbasan, në qytetin e arsimit e traditave. Gjithashtu Meta pohoi se synimi i kësaj lëvizje është të sjellë një politikë ndryshe në vend.Meta theksoi se "LSI është forca e rinisë shqipëtare, forca e së ardhmes". Sipas tij kjo parti është e vetmja, forcë politike për integrimin e të gjitha shtresave të shoqërisë sonë.