Ngjela-Bakalli prezantojnë partinë e re për Ligj dhe Drejtësi
Nisma me e re politike e avokat, Spartak Ngjelës, partia për Ligj dhe Drejtësi është regjistruar zyrtarisht si force politike ne gjykate, duke i hapur rrugë konkurrimit të kësaj partie ne zgjedhjet e 28 qershorit. Programi i paraqitur prej dyshes me te larte drejtuese te partisë, Ngjela- Bakalli e pozicion partine për Ligj dhe Drejtësi, si një parti e qendrës se djathte.Në Shqipëri sot funksionon vetëm 17 përqind e zbatimit te ligjit.
Ne mendojmë se kemi kapur kontradiktat thelbësore e një ndër to është mosrespektimi i ligjit, u shpreh Ngjela. Dhe pikërisht në këtë spektër të elektoratit, ata presin edhe mbështetjen me te madhe, si pasoje siç thonë ata, e zhgënjimit nga qeveria e Partisë Demokratike. Ish-te përndjekurit e ish-pronaret janë mbështetësit tanë natyrale, por edhe ajo kategori qe politika i ka mbajtur larg kutive te votimit do te orientohet drejt nesh, u shpreh Bakalli. Avokat Ngjela, vete i burgosur politik, u tregua i kujdesshëm, kur iu kërkua të komentonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit te Ligjit te Lustracionit. Ne jemi parti e ligjit dhe drejtësisë dhe nuk pranojmë shkeljen e Kushtetutës. Ne respektojmë institucionet nëse ato e zbatojnë ligjin,- u shpreh Ngjela. I pyetur për të ardhmen e koalicionit të Polit të Lirisë, alternatives se brenda qendrës se djathte, rivale të Partisë Demokratike dhe aleateve të saj, Ngjela konfirmoi se deri tani me demokristianët e Nard Ndokës dhe LZHK-në e Dashamir Shehit është rënë dakord vetëm në parim, por se gjithçka do të qartësohet javët e ardhshme. Ajo që ka me shume rëndësi për avokat Ngjelën është se Partia për Ligj dhe Drejtësi iu ofron shqiptarëve pikërisht atë që ju mungon, zbatimin e ligjit në një shtet demokratik.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1