Berisha:“Sot bota më e drejtë se kurrë”
Autori i Lajmit: red.
Zgjedhja e Barak Obamës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë kryefjala e mbledhjes së Qeverisë. Vetë kryeministri Sali Berisha, duke folur për procesin zgjedhor në vendin lider të lirisë, ka thënë se bota nuk ka qenë kurrë më e drejtë se sot. Sipas kreut të Qeverisë, amerikanët zgjodhën Presidentin e tyre pikërisht në 45-vjetorin e lëvizjes civile të drejtuar nga Martin Luter Kingu. “Zgjedhja e presidentit Obama, - tha kryeministri Berisha, - dëshmon se në këtë vend mundësia, shansi për t u bërë President nuk përcaktohet nga prejardhja, raca, ngjyra dhe faktorë të tjerë, por përcaktohet nga parimet që mbron, mesazhet që jep, fuqinë, forcën për të pushtuar mendjen dhe zemrën e qytetarëve amerikanë, qofshin ata anglosaksonë me origjinë, afroamerikanë, hispanikë, aziatikë apo të çdo prejardhjeje”. Kryeministri përmendi vizitën e presidentit Bush në Shqipëri, ratifikimin me konsensus të plotë nga senati amerikan i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe firmosjen e protokollit nga presidenti Xhorxh Bush si arritjet më të mëdha në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy kombeve. “Unë jam i bindur se tek presidenti Obama, zëvendëspresidenti Xho Biden dhe administrata e re, shqiptarët do të kenë miqtë më të shquar dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer miqësor midis dy vendeve do të njohë dimensione të reja edhe më të mëdha”,- theksoi Berisha.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008