Rama:“Barak Obama do të sjellë energji të reja në rajon”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përshëndetur fitoren e kandidatit demokrat, Barak Obama, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rama theksoi se politika e Obamës kundrejt Ballkanit, qoftë dhe Shqipërisë do të jetë pozitive. “Fitorja e Obamës është fitorja e një gjenerate të re, fitorja e një fushate të ndërtuar me mund që triumfoi mbi frikën. Është shembulli më spektakolar i kapërcimit të kufijve mes së majtës dhe së djathtës. Sot bota është me një përmbajtje të re, që e ndiejnë edhe shqiptarët dhe shqiptaret”, - është shprehur kryesocialisti nga Londra. Rama nuk beson se do të ndryshojë politika e SHBA-ve kundrejt Ballkanit, vend ku bën pjesë edhe Shqipëria tani që Presidenti i SHBA-ve nuk do të jetë republikan, por demokrat. Por ai shpreson se energjitë e reja të Barak Obamës do të transmetohen edhe në rajonin tonë. Ai shtoi se çdo parti politike, e djathtë apo e majtë, është e lidhur me domosdoshmërinë për ta forcuar miqësinë me SHBA, si aleati më i madh dhe miku i madh i popullit shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008