Topi: “Zgjedhjet në SHBA, leksion demokracie”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti shqiptar, Bamir Topi, uroi Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fitoren historike. “Zgjedhjet në Amerikë na dhanë një leksion të mirë demokracie. Kjo është një ditë historike për Amerikën dhe popullin e saj”, - u shpreh Topi. Kreu i Shtetit, gjithashtu, uroi dhe kryediplomatin amerikan në vendin tonë, Xhon Uidhers, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që në një analizë të Zërit të Amerikës thuhet se ndryshimi i administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të ketë ndikim në politikën ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, pra do të mbetet e pandryshuar. Në muajin shtator, senatori Obama i dërgoi një letër gazetës "Iliria" në Nju-Jork, në të cilën shprehej se politika e SHBA ndaj Kosovës do të mbetet e pandryshuar dhe se ai është i përkushtuar për Kosovën e pavarur. Sipas "Zërit të Amerikës", Obama bënte komente edhe për qëndrimin e administratës së tij të ardhshme ndaj Shqipërisë. Ai shprehu përkushtimin e tij për mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin drejt NATO-s. “Pra zgjedhja e ish-senatorit Obama në postin e Presidentit, nuk do të ketë ndryshime në politikën e SHBA ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo do të vazhdojë të jetë gjithmonë një marrëdhënie e shkëlqyer”, - thuhet te “Zëri i Amerikës”.
Deklarata
Topi i dërgoi dje një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për zgjedhjen në detyrën e lartë. “I nderuar Zoti President i zgjedhur. Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t ju dërgoj urimet më të përzemërta dhe më miqësore me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, - thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit. Në mesazhin e tij, Topi shpreh besimin se miqësia, partneriteti dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy vendeve do të vazhdojë të konsolidohet e të zhvillohet më tej në interes të aspiratave të dy popujve tanë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për demokraci, liri, paqe dhe zhvillim. “Gjej mundësinë, Zoti President i zgjedhur, të shpreh edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i madh i ka dhënë popullit shqiptar në përpjekjet e tij për t u bërë pjesë e familjes euroatlantike dhe për të marrë përsipër angazhimet e rëndësishme në përballjen e sfidave rajonale dhe globale përkrah popullit mik amerikan”, - shkruan Topi, ndërsa shton se populli shqiptar është i vendosur të vazhdojë rrugën e tij për krijimin e një shoqërie të vlerave të demokracisë e të lirisë, për ndërtimin e shtetit të së drejtës e të institucioneve të pavarura, për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, për thellimin e reformave në fushën e drejtësisë dhe për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar. Topi, i ftuar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, mori pjesë dje në mëngjesin paszgjedhor të organizuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në hotel “Rogner”. Presidenti Topi e konsideroi fjalimin e Obamës si një nga më luajalët për sa i përket garës së zhvilluar, por mbi të gjitha një mesazh për popullin amerikan, për rivalin, dhe mbi të gjitha për atë që tha ambasadori, që të ketë zgjedhje të lira, të ndershme dhe ky është një leksion i madh për Shqipërinë.
“Të gjitha leksionet e mira për demokracinë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi rastin që t i referohemi këtij eventi kaq të madh që është i madh jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të gjithë botën. Ju e keni parasysh që zhvillohen zgjedhje kudo në botë, por zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndiqen nga e gjithë bota. Të gjithë kanë kaluar një ditë impenjative aty ku, në hemisferën e tyre është ditë, dhe aty ku është natë, kanë kaluar një natë pa gjumë”, - tha Topi.
Uidhers
“Obama ndryshoi kursin e historisë”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, deklaroi dje se zgjedhja e Obamës, President i SHBA-së, ka ndryshuar kursin e historisë dhe përmbushi ëndrrën e Martin Luter Kingut. “Election Night 2008” titullohej aktiviteti i ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë që u zhvillua në hotel “Rogner”, gjatë natës deri paraditen e ditës së djeshme në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 4 nëntorit. Me këtë rast, ambasadori Uidhers zgjodhi t i drejtohej medias dhe të pranishmëve në këtë aktivitet, jo si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, por si një qytetar amerikan dhe si një votues amerikan. “Sot është një ditë shumë e veçantë për Amerikën dhe çdo amerikan. Shumë dekada më parë, Martin Luter Kingu shprehu shpresën për një ëndërr për SHBA-në, e cila mbërtheu vëmendjen e shumë amerikanëve nga çdo fushë e jetës dhe shtresës së shoqërisë. Martin Luter Kingu tha që unë ëndërroj për një ditë ku njerëzit në SHBA nuk do ta gjykojnë njeri-tjetrin përmes ngjyrës së lëkurës, por përmes përmbajtjes dhe esencës së karakterit të tyre. Dhe sot miliona amerikanë kanë zgjedhur të shohin përmbushjen e asaj ëndrre”, - tha Uidhers. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se amerikanët kishin para tyre dy kandidatët më të mirë që mund të prodhonte Amerika, senatorin Xhon Mekejn, dhe të zgjedhurin tashmë President të SHBA-së, Barak Obama. “Senatori Mekejn është një nga amerikanët më të shquar të brezit tonë, një njeri me një karakter dhe integritet të tillë, që kur pati mundësinë të lirohej nga burgu në të cilin mbahej në Vietnam, ai zgjodhi të mos lirohej, por të vazhdonte të vuante së bashku me bashkatdhetarët e tij të burgosur”, - pohoi ambasadori amerikan në Tiranë. Ndërsa senatorin Barak Obama, tashmë Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, ambasadori Uidhers e cilësoi si një afroamerikan që pati guximin të shpresonte. “Zgjedhja u bë mes këtyre dy amerikanëve të shquar mbështetur në çështje, ide dhe në projektet e qeverisjes së tyre, dhe zgjedhja u bë mbi bazën e përzgjedhjeve të këtyre çështjeve, pa treguar asnjë lloj mospërfillje apo mungese respekti ndaj kandidatit tjetër”, - theksoi ai.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008