Universitetet private, dy brezave nuk u njihen diplomat në treg
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Të gjithë ata studentë që kanë marrë diploma në universitete private në kohën që atë nuk kanë qenë në proces akreditimi, diplomat e tyre rezultojnë të pavlefshme. Në fillim të vitit të ri akademik 2009-2010 Ministria e Arsimit bëri me dije se të gjithë ato universitete private që nuk janë akredituar, do të vlerësoheshin jo vetëm nga Agjencia Shqiptare e Akreditimit, por edhe nga një agjenci gjermane. Në rast se nuk kalojnë testin për indikatorët që do të maten, atëherë diplomat nuk do të njihen jashtë vendit. Por, në këtë rast deri më tani pa llogaritur ata studentë që do të diplomohen këtë vit rezulton se janë dy breza studentësh që u kanë dalë diplomat të pavlefshme. Burime nga Ministria e Arsimit kanë pohuar për gazetën se të gjithë ata studentë që kanë përfunduar studimet në një universitet të paakredituar, nuk marrin të njëjtën diplomë si ata studentë që kanë përfunduar studimet në një universitet shtetëror ose të akredituar. Ndërkaq edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, në një emision televiziv pak kohë më parë ka bërë të ditur se diplomat që kanë lëshuar universitetet private në kohën që nuk kanë qenë në proces akreditimi nuk njihen. Ndërkohë, që nga fillimi i akreditimit të universiteteve deri më sot kanë dalë dy breza studentësh. “Nëse një universitet nuk është i akredituar, atëherë studentëve nuk u njihet diploma e marrë. Një diplomë e paakredituar nuk njihet në institucione shtetërore. Studentët që kanë mbaruar për drejtësi në këto universitete të paakredituara, janë më problem”,- ka pohuar ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
Universitetet në proces akreditimi
Në vitin 2010 do të kemi një listë universitetesh të renditura sipas notës që u ka vendosur Agjencia e Akreditimit, që do të thotë se të rinjtë mund të vendosin se në cilin universitet të shkojnë, duke ditur se cila është diploma më e mirë dhe cila më e dobëta, dhe cili universitet është ose jo i akredituar. Aktualisht, në vendin tonë funksionojnë 34 universitete private, për të cilat të rinjtë kanë shumë pak informacion se sa të vlefshme janë diplomat që ata japin në përfundim të studimeve. Megjithatë, nga këto universitete private një ëshët në proces akreditime dhe disa te tjera as nuk jan akredituar, çka do të thotë se 2 breza që kanë mbaruar në këto universitete, nuk u njihet diploma. Në proces akreditimi janë: shkolla e Lartë Universitare “Kristal”, me urdhër nr.77, të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, datë 09.04.09, merr vendim kreditimi me kushte për programet Drejtësi dhe Farmaci. Gjithashtu, është akredituar në fund të viti 2009 Shkolla e Lartë Universitare Private “Sevasti&Parashqevi Qiriazi”, pavarësishtë se ka nxjerr brëza më parë. Ka marrë akreditim me kushtë edhe universiteti “Ufo”, në fund të vitit 2009, pavarësishtë se ka nxjerr studentë dy brëza më parë. Ndërkohë, 21 universitete private të tjera nuk janë akredituar dhe as nuk janë në proces akreditimi. Ndërsa 8 prej këtyre universiteteve private janë akredituar, të tjerat ose janë në proces ose janë ne pritje. Çdo program/institucion i akredituar i nënshtrohet vlerësimit dhe akreditimit periodik. Vlerësimi dhe akreditimi periodik kryhet çdo 6 vjet.
Berisha-Tafaj: “Të mbyllet sa më parë procesi i akreditimit”
Pak kohë më parë, kryeministri Sali Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit që me ndihmesën e kompanive serioze të fushës, ta mbyllin sa më parë procesin e akreditimit dhe më pas të listimit të universiteteve, sipas cilësisë që ato ofrojnë. Gjithashtu, Kryeministri i ka kërkuar ministrit të Arsimit që me ndihmesën e kompanive serioze të fushës të bëjnë sa më parë reitingun (vlerësimin) e universiteteve. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, vijoi Kryeministri, që qytetarët shqiptarë të kenë reitingun e universiteteve të vendit, private dhe publike, në mënyrë që ta dinë se ku studion fëmija i tyre. Mundësisht të kontratohet sa më shpejt një prej kompanive më serioze në botë që të bëjë reitingun (vlerësimin) e universiteteve.
Kriteret
Akreditimi i fakulteteve, ja kriteret si do të kryhet
Me futjen e procedurave të akreditimit me kërkesë për të plotësuar kushtet që kërkon ligji për të pasur universitet, si dhe kushtet bazike që nuk duhen cenuar asnjëherë është në radhë të parë plotësimi i kërkesave me staf akademik. Ligji thotë që departamenti duhet të ketë 7 pedagogë të brendshëm nga të cilët 3 duhet të jenë me tituj apo grada. Fakulteti duhet të ketë 2 departamente. Që të hapësh një fakultet duhet të kesh 14 pedagogë dhe që të hapësh një universitet duhet të kesh të paktën 2 fakultete, 28 pedagogë të brendshëm 12 me tituj dhe grada.
Kushti minimal. Kontrolli i parë që verifikohet është kjo, nëse nuk e ka, nuk akreditohet. “Kanë filluar të merren me politikat e personelit dhe ne si UT kemi 1 mijë pedagogë, e plotësojmë më së miri këtë parakusht që tani me reformën që do të bëhet në fushën e autonomisë financiare këtë personel do ta mbajmë në kushte të motivimit optimal për të punuar në universitetin tonë”,- ka theksuar për median rektori i Universitetit të Tiranës. Sipas tij, legjislacioni është i tillë që nuk e pengon.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010