Njohja e titujve të studimit në Itali
Autori i Lajmit: E.D
Njohja e titujve të studimit të ndjekura në institutet e huaja për pranimin në konkurset publike tashmë ka hyrë në fuqi që prej janarit të vitit 2010. Një dekret i presidentit të republikës, nr. 189, në Itali lejon njohjen e titujve të studimit për studentët që vijnë nga shtete të huaja. Dekreti në fjalë ka të bëjë me titujt e studimit akademik të lëshuar nga institute të huaja të edukimit të lartë që janë pjesë e Konventës për njohjen e titujve të studimit në lidhje më edukimin e lartë, të nënshkruar në Lisbonë, më 11 Prill 1997. Për të patur mundësinë e hyrjes në konkurset publike, për njohjen e titujve të studimit të ndjekura në institute të huaja, është e nevojshme dërgimi i kerkesës për pjesëmarrje në Ministrinë Italiane të Arsimit dhe Kërkimit Shkencor. Departamenti i Funskionit Publik, pajisur me dokumentat e mëposhtëm:
1. Titulli i studimit të huaj, i përkthyer dhe noterizuar;
2. Çertifikatë analitike e provimeve të dhëna, edhe kjo e përkthyer dhe noterizuar, lëshuar nga instituti ku janë bërë studimet;
3. Deklarata e vlerës së notës mesatare e lëshuar nga përfaqësia diplomatike ose konsullore italiane, që ka përgjegjësi për territorin e shtetit, programit mësimor të të cilit i referohet titulli i studimit, dhe që specifikon kohëzgjatjen e kursit, vlerën e titullit të studimit dhe natyrën juridike të institutit që e ka lëshuar, në kuadër të programit të lartpërmendur.
4. Lajmërimin për konkursin ku dëshirohet të merret pjesë, duke evidentuar kërkesat e parashikuara për hyrjen.
Vlerësimi përsa i përket njohjes së titujve të studimit të ndjekura në institute të huaja, për shpërndarjen e pikëve në rastin e një konkursi publik, ose në rastin e rritjes në karrierë, i përkasin Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimit, me kërkesë të administratës së interesuar, të cilat duhet ti dergojnë Ministrisë instanze të personave të interesuar në pjesëmarrjen në konkurse publike, të bashkangjitura më të gjitha dokumentat e kërkuara. Ministria, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditësh nga marrja e kërkesës, pas verifikimit të kritereve, mund të ndërmarrë një nga këto dy vendime: njohjen e titullit të studimit dhe publikimin në Fletoren Zyrtare ose refuzim duke lajmëruar qytetarët e huaj dhe administratën e interesuar.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010