Ja 10 kompanitë që i shpëtuan recesionit
Autori i Lajmit: Redaksia
Recesioni nuk sjell gjithmonë falimentin, përkundrazi disa kompani kanë arritur të sigurojnë përfitime më të mëdha në krizën më të madhe ekonomike që pas Luftës së Dytë Botërore. Më poshtë ne do të rendisim 10 kompanitë që i kanë shpëtuar recesionit:
1. Frito-Lay
Gjiganti i prodhimit të ushqimeve u detyrua të zhvendosë një të tretën e 32 fabrikave të saj, ndërsa pjesën tjetër do ta zhvendosë deri në fund të vitit 2011, por kjo nuk do të thotë se fitimet e kompanisë ranë. Të gjithë e dinin se patatinat zënë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e të rinjve.
2. Aldi Süd
Në një kohë kur konsumatorët kanë shumë mundësi zgjedhjeje, zinxhirët e supermarketeve kanë arritur të ndërtojnë një perandori globale duke ofruar çmime më të ulëta. 1000 deri në 1500 artikuj të supermarketeve shiten pothuajse me çmimet e shumicës. Për të ruajtur kostot e ulëta, shumica e produkteve të saj janë të firmave të vogla dhe mund të pranohet vetëm pagesa kesh dhe me kartë debit.
3. Restorantet “Darden”
Gjiganti i ushqimeve të detit, i cili ka në pronësi dhe Red Lobsterin po kërkon mënyra të reja për të siguruar qëndrueshmërinë e industrisë së ushqimeve të detit. Ajo ka krijuar aleancë me qeverinë kanadeze dhe ka zgjedhur një mënyrë të re të ushqimit të karavidheve duke rritur larvat dhe më pas i lëshojnë sërish në det, pasi kanë arritur fazën 4 të rritjes.
4. Nestlé
Kompania më e madhe e ushqimit në botë ka krijuar një strukturë të re pune, e cila kombinon prodhimin e ushqimit me shkencën dhe kjo reformë parashikohet ti sjellë fitime deri në 128 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2013. Kompania zvicerane ka sjellë tashmë prodhime të reja për tregun me kosto shumë të ulëta si qumështi me nivel të lartë kalciumi dhe ActiCaf-in, një përbërës që lejon kafeinën të absorbohet në trup më ngadalë dhe tashmë përdoret në masë nga industritë e tjera të prodhimit ushqimor.
4. Cadbury
Cadbury shet deri në 300 milionë çokollata distike në vit në Britaninë e Madhe. Kjo është një nga kompanitë e prodhimit të çokollatave që pritet ta shtrijë biznesin e saj dhe në nivel global. Destinacionet e ardhshme të saj janë Kanadaja, Australia, dhe Zelanda e Re që pritet të arrijnë brenda vitit 2010.
6. Syngenta
Ushqimet gjenetikisht të modifikuara dihet se shkaktojnë probleme me shëndetin, por rritja me ritme të papërballueshme e popullsisë sjell dhe nevojën e tregut për to. Kompania në fjalë ka shpikur një lëndë që u hidhet bimëve të mbjella dhe rrit me disa fish prodhimtarinë e tyre.
7. Eataly
Pjesërisht është supermarket, pjesërisht muze dhe pjesërisht restorant. Eataly shet produktet ushqimore duke u dhënë njëkohësisht informacion klientëve se si është prodhuar dhe nga ka ardhur, duke u ofruar klientëve siguri. Italia në këtë kohë krize ka arritur të zgjerohet nga Italia në Japoni.
8. Costco
Është një nga pak kompanitë e industrisë së ushqimore që teston në mënyrë të pavarur mishin e saj përpara se ta shesë tek konsumatori.
9. Foodzie
Me më shumë se një 1 milionë dollarë investime në kjo kompani ka arritur të krijojë një treg online ku ka lidhur krijuesit artizanë të ushqimit me tregun e shitjes. Kjo kompani e ka siguruar një pjesë të mirë të fitimeve për shkak të lehtësirave të pagesave që bëhet online.
10. McDonalds
Kompania e prodhimit të ushqimeve fast-food ka rritur fitimet pavarësisht krizës ekonomike amerikane, falë dhe qendrës së re të tyre inovative në Ilinois, e cila merret me testimin e teknologjisë me procesin e prodhimit.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010