E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlin, autoritetet ndërkombëtare festojnë 20-vjetorin e rënies së murit



Blerina Olldashi
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe ish-presidenti i Polonise Lech Valesa kanë kaluar urën historike të Boesebrukes, në Berlin. Së bashku me Gjermaninë, Berlini kujtoi me nostalgji një nga datat më të rëndësishme të shekullit XX, pasi pikërisht më 9 nëntor të vitit 1989, gjermanet e Berlinit Lindor rrëzuan jo thjesht një mur por u dhanë jetë dhe shpresë miliona banorëve të Europës së mbytur nga utopia e shtetit komunist. Kjo datë shënon kalimin nga qytetarët e parë të ish-republikës federale gjermane, duke shënuar kështu “krisjen” e parë të murit. Gjermania festoi dje një nga përvjetorët më të rëndësishem të historisë së saj, 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit, që shënoi fundin e luftës së ftohtë dhe që në më pak se 12 muaj çoi në unifikimin e vendit. Festimet filluan dje në mëngjes, pak pas orës 09:00, nën një qiell gri dhe nën reshjet e shiut të ftohtë, që vazhdoi edhe gjatë mbrëmjes, kur rënia e murit u rikrijua simbolikisht përmes një efekti domino përpara portës së Brendeburgut. Përveç 100 mijë vizitorëve që u pritën në zemër të kryeqytetit, dhjetra krerë shtetesh dhe qeverish morën pjesë në festime. Në këtë vend mbërritën liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Zemra e festimeve ishte Porta e Brandeburgut, simboli i ndarjes së Europës në dy pjesë për rreth 40 vjet. Dhjetra blloqe betoni në formën e dominove gjigande të pikturuara nga shumë artistë të rinj, u rrëzuan në mënyrë simbolike gjatë orëve të mbrëmjes. Shtytjen e parë dominove ua dha ish-lideri polak Lech Valesa, ndërsa në fundin e tyre ndodhej shefi i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso. Pas dominose gjigande u zhvillua një koncert në Porten e Brandeburgut dhe më pas mijëra fishekzjarre ndriçuan qiellin e Berlinit. Më 9 nëntor të vitit 1989, ditën e rënies së Murit të Berlinit tingëllonte e pabesueshme fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve ju hapën krejt papritur kufinjtë. Në fakt muaj më parë ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve europiano-lindore duke kërkuar azil politik. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të RDGJ-së kishte muaj që rritej nga dita në ditë. Por me atë që ndodhi më 9 nëntor 1989 nuk e kishte llogaritur askush: Kur gjatë një konference ndërkombëtare në Berlinin Lindor u deklarua, se do të hynin menjëherë në fuqi ligje të reja për lëvizjen e lirë, nuk kishte më asnjë mundësi për t´i ndaluar masat. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlin. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës.

Serbi, Vojvodina kërkon autonomi të zgjeruar

Deputetët në provincën veriore të Serbisë, në Vojvodinë, kanë votuar për më tepër autonomi nga qeveria qëndrore në Beograd. Deputetët e Asamblesë së Vojvodinës kanë votuar me 84 vota pro draftin i cili fillimisht u miratua në tetor të vitit të kaluar. 20 zyrtarë votuan kundër, ndërsa dy përfaqësues të Lidhjes Social-Demokratëve të Vojvodinës dhe deputetët e Serbisë së ardhshme nuk morën pjesë në votim. Sipas planit, Vojvodina do të lejohet të nënshkruajë marrëveshje me rajone të tjera, por jo me shtete. Ky vendim tani duhet të aprovohet nga parlamenti në Beograd. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka vlerësuar se “statuti i Vojvodinës është separatist dhe antikushtetues dhe se qëllimi i tij i fundit është bërja e “shtetit mbi shtet”. Koshtunica ka thënë se sipas statutit të ri, Vojvodina do të ketë përfaqësi të veta të veçanta në botën e jashtme dhe do të ketë të drejtën e marrëveshjeve ndër rajonale pa obligimin që ato t’i miratojë qeveria e Serbisë.

10 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›