E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini kërkon lirimin e tre agjentëve

 

Qeveria gjermane ka pohuar dje për herë të parë, se tre gjermanët e arrestuar në Kosovë janë vërtet anëtarë të shërbimeve sekrete (BND). Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Bundestagut (Parlamentit) gjerman, Thomas Oppermann. Sipas Oppermann nuk ka asnjë tregues që të bëjë të mendohet se tre gjermanët kanë lidhje me shpërthimin para zyrave të EULEX-it. Në emër të qeverisë gjermane ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre. “Ata kanë punuar me BND-në atje”, tha Oppermann pa shpjeguar se cili ishte funksioni i tyre në mision, sipas “Reuters”. Në Prishtinë është mbledhur një komision special, i cili do të vendosë nëse tre gjermanët do të lirohen. Një ditë më parë kreu i Gjykatës së Prishtinës, Anton Nokaj tha se çështja do të merrej nën shqyrtim nga gjykatësit ndërkombëtarë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›