E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te Ravena shkëlqen ylli i Brian Filipit

 

Është thjesht një rastësi e bukur, që ofrohet nga gazeta italiane “La Voce”, pikërisht në datën 28 nëntor. Sulmuesi shqiptar i Ravenës në Serinë C1/A dhe i Shpresave të Shqipërisë, Brian Filipi, është një ndër personazhet e të përdtishmes apenine, jo thjesht për faktin se lezhjani ka festën e tij, por për atë që po dhuron 19-vjeçari në fushën e blertë. Me titullin e madh “Filipi, një kupë si mik: “Mëkat që mbaroi” dhe mbititullin domethënës “Sulmuesi shqiptar zbulohet si bomberi i Kupës në skuadrën verdhekuqve”, e shoqëruar edhe me foton e tij. “Shkëlqen në Kupën e Italisë Pro ylli i Brian Filipit, por i pamjaftueshëm për ta çuar Ravenën në gjysmëfinale. Sulmuesi shqiptar me dygolëshin e tij të shkëlqyer kundër Foxhës, me pesë gola në katër ndeshje rezulton “capocannoniere (golashënuesi) më i mirë i skuadrës, që bëhen gjashtë nëse do t’i shtojmë edhe golin e shënuar kundër Kastelarano në ‘Tim Cup”, - shkruan gazeta. “Pa marrë parasysh zhgënjimin nga eliminim në Kupë, për Brianin bëhet fjalë për një eksperiencë unike në vitin e tij të parë si profesionist – vazhdon e përditshmja italiane. Vetë Briani thotë: “Më vjen keq për rezultatin, që vulosi edhe elimiminim, nuk arrij të gjej një shpjegim për atë që ndodhi në pjesën e dytë, teksa në të parën e dominuam plotësisht kundërshtarin dhe kishim mundësi të shkonim në pushimin midis dy pjesëve me shumë diferencë golash”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›