Skela: Kotbusi im nuk ikën nga Bundesliga
Të shtunën e kaluar, Ervin Skela dhuroi shou në “Alianz Arena”, me atë gol të kalibruar nga goditja e lirë kundër gjigantëve të Bundesligës gjermane, Bajernit të Munihut. Shkëmbimi i bluzave me francezi Frenk Riberi, një prej lojtarëve më të mirë në botë për momentin, e “transferoi” shqiptarin në faqet e gazetës popullore “Bild”, ku rrëfeu të gjitha detajet e batutave me fantazistin e rekordmenëve gjermanë. Me 20 gola në Bundesligë, njëri më i bukur se tjetri, dhe për më tepër lider i një skuadre nga ish-Gjermania Lindore, Skela ishte në fokusin e revistës prestigjioze “Shpiegel”, në versionin online të saj.
Zoti Skela, Energi Kotbus që nga java e nëntë është më vendin e fundit. A është në të vërtetë ku vendi që meritoni?
Natyrisht, mundësinë tona financiare nuk janë të krahasueshme me ekipet e tjera të Bundesligës. Vendi tregon edhe këtë. Në raport me vitin e kaluar, përpara kishim skuadra më mundësi më të mëdha, por megjithatë ia arritëm të qëndronim në Bundesligë.
Edhe Borusia Mënshengladbah ka mundësi më të mira. Të shtunën do të luanin në “Borusia-Park”. Çfarë prisni ju prej ndeshjes?
Ne kemi luajtur fillimisht në Kupë kundër Gladbahu dhe në shtëpi fituam 3-0. (Skela shënoi dy gola me penallti në atë takim). Por, tani është një ndeshje krejt tjetër. Shumë gjëra qysh atëherë ka ndryshuar. Kanë një trajner të ri, Hans Mejerin, një njeri me shumë përvojë, i cili i njeh shumë mirë edhe situatat në luftën për mbijetesë. Gladbah është për ne Liga, me të cilët do të luftojmë deri në fund të sezonit për të mos rënë nga kategoria.
A është kjo ndeshje e rëndësishme në luftën për mbijetesën në Bundesligë?
Po, kjo është një ndeshje që do të përcaktojë edhe drejtimin tonë. Ashtu si ajo kundër Karlsruhes (së Kapllanit). Dhe ne kundër tyre fituam 1-0. Vitin e kaluar ndeshjet e fundit ishin shumë përcaktuese për ne. Nga ajo kundër Duisburgut, Nurembergut apo Hansa Rostokut.
Por historia nuk mund të përsëritet gjithmonë.
Nëse ne të shtunën fitojmë, do të ishte një hap i madh. Për këtë ne duhet të jemi me më shumë besim te vetja në ndeshjet e fundit përpara se të shkojmë në pauzën dimërore. Kjo do të shërbente edhe për ndeshjet e kthimit si një motivim. Ne dëshirojmë të shkurtojmë distancën, dhe më pas në ndeshjet e kthimit t’i japim më shumë gaz dhe ashtu si vitin e kaluar të fillojmë me një seri pozitive.
Pse ka ndodhur kjo deri tani?
Shumë humbje i kemi pasur me rezultat të ngushtë. Në vitin e kaluar në ndeshjet e fazës së parë kjo nuk ndodhte. Me ndërrimin e trajnerit erdhën edhe rezultatet pozitive, e shumë nga ndeshjet folën për ne. Ne ishim atëherë jo pak, por 11 pikë pas Rostokut. Por, në fund ishte Rostoku që u rrëzua jo ne.
Kjo tingëllon, sikur ju keni nevojë sërish për ndërrimin e trajnerit.
Jo, jo. Në asnjë mënyrë. Ne nuk kemi nevojë aspak për një gjë të tillë. Trajneri ynë Bojan Prasnikar erdhi me ide te reja. Ashtu si gjatë vitit të kaluar edhe këtë vit ne i kemi mbështetur. Ne punojmë shumë, ai ka linja të qarta, dhe kështu suksesi do të vijë patjetër.
A do ta arrini atë?
Duhet që te ne në Kotbus kjo të ndodhë natyrshëm. Ne duhet të kemi si ekip një ditë të mirë, ne duhet të japim gjithçka dhe kemi nevojë gjithashtu edhe një situatë me fat, ku mund të vendoset edhe fati i ndeshjes.
Ju patët në fundjavën e kaluar kundër Bajernit një situatë kaq të lumtur, teka arritët të shënonin golin e 1-0. Por, megjithatë ju mezi festuat. Përse?
Në momentin e parë unë isha shumë i përqendruar, që topin ta godisja mirë dhe në qendër, duke menduar që një nga lojtarët tanë ta godiste me kokë. Unë kisha një mundësi shumë të keqe shikimi, pasi kishte shumë lëvizje në zonë. Unë nuk e pashë fare, që topi kishte hyrë në rrjetë.
Por, pas kësaj shokët e ekipit tënd festuan.
Në momentin, kur shokët e mi të ekipit erdhën te mua, unë së pari hodha një vështrim të shkurtër drejt gjyqtarit, nëse goli ishte i rregullt apo jo. Pastaj, unë nuk e dija, nëse ishte apo jo një goditje e lirë indirekte. Fillimisht, duhet të ishte për mua e qartë, nëse ishte gol apo jo. Dhe pastaj, nëse unë do të vrapoja e do të anulohej goli, do të ishte shumë komike.
Në fund humbët 4-1 në “Allianz Arena” me Bajernin. Por, edhe në shtëpi për ju është e vështirë. Deri tani nuk kanë qenë më shumë se 15 mijë shikues në ndeshjet tuaja. “Stadiumi i Miqësisë” nuk ka qenë kurrë kaq keq i shitur. A nuk keni nevojë për më shumë mbështetje?
Çfarë do të thotë “vetëm”? Kotbusi me 100 mijë banorë pas Hofenhajmit është qyteti më i vogël nga ekipet e Bundesligës. Në raport me banorët këtu vinë më shumë njerëz në stadium si për shembull me një qytet shumëmilionësh si Berlini. Dhe ata njerëz, që në stadium vijnë, janë tifozë të vërtetë. Për këtë duhet të vijnë, e së bashku do të rigjejmë dhe suksesin.
Kontrata juaj përfundon në fund te sezonit. A keni bërë tashmë bisedime për një ripërtëritje të saj?
Jo, deri tani jo. Unë jam i përqendruar në detyrat e mia këtu. Gjithçka tjetër e lë të vijë natyrshëm. Unë e di se çfarë unë duhet të bëj. Njerëzit këtu gjithashtu e dinë, dhe kur te vijë momenti ne do të ulemi së bashku.
A do ta zgjasnit ju kontratën, nëse Kotbusi bie nga kategoria?
Këtë nuk e mendoj aspak, pasi ne nuk do të zbresim. Por, natyrisht që çdo futbollist përpiqet të luajë sa më gjatë që të jetë e mundur në Bundesligë. Dhe unë e dua këtë. Ndryshe do të gënjeja.