E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi humb shumicën, kërkon votëbesimin

Dhoma e ulët e parlamentit italian rrëzoi planin e qeverisë së kryeministrit Silvio Berlusconi për bilancet financiare të vendit.

Deputet italianë u ndanë në dy anë për sa i përket këtij plani, duke votuar 290 pro tij dhe 290 të tjerë kundër tij.

Ky votim ka shtuar zërat për një mocion mosbesimi kundër qeverisë Berlusconi në parlament.

Zërave për votëbesim iu përgjigj vetë kryeministri Berlusconi, i cili nëpërmjet zëdhënësit tha se do t’i drejtohet parlamentit për të marrë votën e besimit, ai dhe qeveria e tij, brenda dy ditësh.

“Qeveria dhe shumica e shohin të arsyeshme që të kërkojnë votëbesimin në parlament”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Berlusconi, Paolo Bonaiuti.

Berlusconit, për të pasur shumicën, i nevojiten 291 deputetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›