E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi injoron Merkel, celulari më i rëndësishëm se kancelarja gjermane

Kamerat televizive filmuan kryeministrin italian Sivlio Berusconi duke telefonuar për një kohë të gjatë, ndërsa kancelarja Merkel priste krerët e shteteve të tjera, që mblidheshin në samit. Sipas agjencive italiane të lajmeve, Berlusconi tërë kohën ka bërë përpjekje që ta bindë homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, që ta pranojë kandidaturën e Rasmussenit. Ndërkohë po sipas agjencie italiane mësohet e Ankaraja ka konfirmuar telefonatën Berlusconi- Erdogan. Qeveria turke, ka konfirmuar për një media italiane bisedën telefonike, të zhvilluar midis kryeministrit turk Erdogan dhe Silvio Berlusconit në momentin e mbërritjes së tij në ceremoninë e 60- vjetorit të NATO-s. Por, detaje të mëtejshme të telefonatës nuk janë zbuluar. Kryeministri italian ka zbritur nga makina e tij duke folur me telefonin e tij, që e mbante në vesh dhe në këtë moment i ka bërë një gjest me duar kancelares gjermane, Angela Merkel sikur do ti thoshte, jam i zënë, përshëndetemi më vonë. Ndërkohë Merkel ka vazhduar ecjen me liderët e tjerë të NATO- s, përgjatë urës së lumit Rain, ndërkohë që shikonte herë pas here nga Berlusconi, i cili ka vazhduar telefonatën e tij, aq sa ka shkaktuar shenja zhgënjimi te Merkel. Madje, ajo e ka kritikuar gjestin e Berlusconit si edhe udhëheqësit e tjerë. Kryeministri italian i është bashkuar grupit, vetëm pasi ata kishin kaluar urën. Mesa duket telashet e Berlusconit kanë filluar që në mbrëmjen e parë të qëndrimit të tij në Baden- Baden. Sipas një agjencie italiane bëhet e ditur se në momentin që Berluconi po kthehej në hotelin e tij, një grup gazetarësh e prisnin në derën e tij. Në këtë moment, Berlusconi, i cili sapo kishte qenë pjesë e mbrëmjes së zhvilluar nga Merkel në Baden- Baden, i është përgjigjur gazetarëve tepër i nervozuar, duke u theksuar se nuk do të zhvillonte më konferenca për shtyp. "Nuk flas më me ju. Unë punoj për Italinë ndërsa ju kundërshtoni". Gjithsesi ai nuk e ka bërë të ditur arsyen e nervozizmit të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›