Rama: Anëtarësimi në NATO, i mbijetuam ferrit komunist
Me rastin e anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO, Bashkia e Tiranës organizoi dje në mbrëmje koncertin festiv, ''Një vend, një popull, një ëndërr''.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kreu socialist Edi Rama tha se ''Të festojmë sot të gjithë së bashku këtë orë të mirë të historisë sonë , sepse për këtë ditë na është dashur t'i mbijetojmë ferrit të komunizmit ku një popull i tërë u kthye në një ushtri skllevërish , ku plot njerëz u pushkatuan dhe u syrgjynosën, për vlerat e demokracisë '' .
Ai shtoi më tej se këto 18 vjet ishin një histori përpjekjesh të popullit shqiptar për ta kthyer krenarinë e tij në vend dhe për të rigjetur vendin e tij në botë'', duke shtuar se ''nëse politika do të kishte qenë në lartësinë e aspiratave të këtij populli, nuk ka asnjë dyshim se kjo rrugë do të kishte qenë shumë më e shkurtër. Rama tha se asnjëherë mes nesh nuk ka pasur ngurim për të ecur në rrugën e bashkimit në këtë familje mes miqsh dhe partnerësh ku kurrë nuk kemi reshtur së dëshiruari të bëhemi pjesë, në asnjë rast gjatë këtyre 18 vjetëve populli ynë nuk ka munguar t'i diktojë politikanëve të tij vullnetin për të mos e lënë bosh vendin e Shqipërisë në frontin e madh të kësaj aleance të pathyeshme. Duke iu drejtuar popullit shqiptar, Rama u shpreh se Shqipëria hyri në NATO falë jush, që në përfundimin e kësaj dite historike, meritoni të festoni në këtë bulevard ku diktatura e shekullit të kaluar organizoi aq shumë parakalime kundër NATO-s dhe ku së bashku në një tjetër mbrëmje jo shumë të largët nga kjo, ne do të festojmë hyrjen në BE. Qindra qytetarë kanë mbushur bulevardin ''Dëshmorët e Kombit'' për të festuar këtë ngjarje të madhe në një koncert festiv, i cili zgjati pesë orë me këngëtarë të rrymave alternative moderne si Stine, West Side Family, Mariza Ikonomi, Produkt 28 etj, të shoqëruar edhe nga grupe të baletit modern