Obama përgëzon Shqipërinë për reformat në vend, siguri për rrugën euroatlantike

Mesditën e djeshme, Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në NATO, së bashku me Kroacinë. Ka qenë vet presidenti i SHBA, Barak Obama, që i ka dorëzuar nga një kopje të protokollit të anëtarësimit në Aleancë, presidentëve Topi dhe Mesiç. Gjithçka është realizuar nëpërmjet një ceremonie simbolike, pak përpara fillimit të punimeve të Këshillit të Atlantikut, ku dy vendet janë mirëpritur në Aleancë. "Dua t'i drejtohem direkt delegacioneve të Shqipërisë e Kroacisë dhe udhëheqësve të tyre.
Mirëserdhët në NATO! Ne jemi shumë të emocionuar për pjesëmarrjen tuaj në këtë 60-vjetor të aleancës së Atlantikut dhe ky zgjerim është një shenjë e vitalitetit tonë, është shprehur presidenti Obama gjatë fjalimit të mbajtur me këtë rast. Gjithashtu, presidenti Obama ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe sipas tij vazhdimi në këtë rrugë do të ndihmojë vendin tonë drejt integrimit euroatlantik, ku nuk ka harruar të përgëzojë të dy vendet për arritjet në reformat. Të dy vendet kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe duke vazhduar në këtë rrugë do tju ndihmojë të bëheni edhe më të afërt me integrimin tuaj euroatlantik, u shpreh ai. Në hapje të seancës jubilare të Samitit NATO-s, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama i uroi Shqipërisë dhe Kroacisë anëtarësimin në NATO. Ndër të tjera, ai ka shtuar se Shqipëria dhe Kroacia kanë bërë gjëra shumë të rëndësishme e domethënëse në emër të Aleancës dhe lidhur me këtë fakt, presidenti Obama ka përmendur 140 trupat shqiptarë dhe 235 trupat kroatë, që kanë shërbyer në Afganistan dhe kjo sipas tij tregon shkallën se ata janë kontribues shumë të rëndësishëm të Aleancës. Të dyja këto vende, Shqipëria dhe Kroacia, kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në NATO në raport me madhësinë e vendeve, gjë që tregon se për ju NATO është përparësi dhe ne jemi krenarë që ju kemi ju si aleatë dhe jemi të nderuar me ju, ka vijuar presidenti amerikan. SHBA-ja angazhohet që në këtë Aleancë të anëtarësohen edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, por disa vende të tjera kanë rezerva. Ndërsa në konferencën për shtyp, presidenti Barak Obama deklaroi se aleanca ka nevojë për reformim dhe sfida të reja qëndrojnë përpara. Amerika nuk mund të përballojë sfidat e saj e vetme, ashtu edhe Bashkimi Europian theksoi presidenti Obama, duke u shprehur i kënaqur që aleatët e NATO-s pohuan angazhimin maksimal ndaj përpjekjes së drejtuar nga SHBA për të forcuar kapacitetet në Afganistan. Në këtë drejtim ai ka theksuar se liderët botërorë do të largoheshin nga Strasburgu dhe Kehli me premtime të qarta. Një mision i ri trajnues do të nisë punën në Afganistan, në mënyrë që ushtria afgane të ketë kapacitet për të vepruar dhe siguruar vendin u shpreh Obama. I pyetur nëse anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë do të sjellë paqe në rajon, Obama theksoi se është krenar për progresin e dy vendeve, por e cilësoi situatën në rajon tepër të brishtë. Jam i shqetësuar për pasojat që rënia ekonomike mund të ketë në rajon, nuk është unike për Ballkanin, kjo po ndodh në të gjithë botën. Nga kriza ekonomike mund të lindin kriza të tjera, edhe politike, ndaj dhe ne jemi të interesuar të asistojmë në të gjithë rajonin, për të kaluar krizën ekonomike deklaroi presidenti i SHBA-ve.
Së shpejti edhe Maqedonia në NATO
Gjatë fjalës së tij në Samitin e NATO-s, presidenti i SHBA, Barack Obama ndër të tjera ka shtuar se edhe vendet e tjera e kanë të hapur derën e anëtarësimit, duke bërë të ditur se Maqedonia së shpejti do t'i bashkohet në NATO gjatë Samitit të NATO-s, që po zhvillohet në Strasburg. Kjo nuk është hera e fundit kjo që do ketë festë. Do kemi dhe Maqedoninë së shpejti në NATO. Dyert do të mbeten të hapura, ka theksuar Obama gjatë fjalës së tij përshëndetëse. Derën të hapur për vendet që aspirojnë NATO-n e deklaroi edhe kancelaria Merkel në fjalën e saj përshëndetëse në hapje të Samitit.
Së shpejti edhe Maqedonia në NATO
Gjatë fjalës së tij në Samitin e NATO-s, presidenti i SHBA, Barack Obama ndër të tjera ka shtuar se edhe vendet e tjera e kanë të hapur derën e anëtarësimit, duke bërë të ditur se Maqedonia së shpejti do t'i bashkohet në NATO gjatë Samitit të NATO-s, që po zhvillohet në Strasburg. Kjo nuk është hera e fundit kjo që do ketë festë. Do kemi dhe Maqedoninë së shpejti në NATO. Dyert do të mbeten të hapura, ka theksuar Obama gjatë fjalës së tij përshëndetëse. Derën të hapur për vendet që aspirojnë NATO-n e deklaroi edhe kancelaria Merkel në fjalën e saj përshëndetëse në hapje të Samitit.