NATO, politika feston e përçarë, hidhen qindra milionë lekë shpenzime të taksapaguesve

PS-PD caktojnë sheshet dhe rrugët do të organizojnë aktivitetet
Debati për kontributin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO i ka përçarë politikanët shqiptarë, duke festuar të ndarë në këtë ditë mjaft të rëndësishme historike të vendit tonë. Kjo përçarje festive, është dëshmi publike e raportit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili deklaroi se qeveria shpërdoron fondet publike. Festimet nga të dyja krahët politikë deklarojnë shpërdorimin e taksave të qytetarëve, ndërkohë që do të ishte më e arsyeshme dhe ekonomike që të festonin të gjithë së bashku. Politikanët shqiptarë janë të përçarë jo vetëm kur akuzojnë njëri-tjetrin për bëmat e tyre korruptive, por edhe kur populli i tyre prej vitesh ka pritur këtë ditë të madhërishme. Pozita-opozita kanë preferuar të jenë të ndarë, duke festuar në ditë të ndryshme. Partia Socialiste ka zgjedhur ditën e shtunë, ndërsa Partia Demokratike ka zgjedhur ditën e diel. Kështu, Bashkia e Tiranës organizoi të shtunën në mbrëmje në bulevardin Dëshmorët e Kombit, evenimente kulturore me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Koncerti nisi në orën 18:00, ndërkohë që pranë Galerisë së Arteve u ndërtua një kënd lojërash vetëm për fëmijët. Sipas Laureta Omerit, nga bashkia e Tiranës, Shqipëria hyri në NATO falë shqiptarëve dhe festa është e tyre. Duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, Omeri theksoi se Shqipëria hyri në NATO falë tyre, ndaj edhe festa është e tyre. Nga ora 18:00 bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ushtoi nga tingujt e muzikës, dhe zërat e hareshme të qytetarëve. E ndërkohë edhe për fëmijët pati një hapësirë argëtimi, pranë galerisë se arteve, pranë parkut "Rinia", ku u vendos nje skene në të cilën u organizua karaoke, për të gjithë ata që janë admirues të këngëve. Për rreth 5 orë kanë vazhduar aktivitetet argëtuese nga bashkia e Tiranës ndërkohë që qarkullimi i makinave u ndalua rreth orës 12:00 dhe më tej përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Por edhe ditën e sotme, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë evenimentesh festive, një koncert i madh me këngëtarë shqiptarë, por edhe të huaj. Ndërkaq, bashkia e Tiranës, me rastin e këtij evenimenti historik, për vendin tonë ka vendosur të organizojë edhe aktivitete argëtuese. Ndërsa ditën e sotme, festimet e PD do të nisin në orën 19: 00 në sheshin Skëndërbej. Ashtu siç e ka konfirmua edhe zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu anëtarësimi i vendit në NATO, do të shoqërohet me koncerte të mëdha ditën e sotme në sheshin Skëndërbej. Zëdhënësja Bregu tha se Tirana është banduar dhe zbukuruar për të përshëndetur hyrjen e Shqipërisë në NATO. "Në këtë ngjarje e cila është ngjarja më e madhe për kombin shqiptar në këto ditë, besoj se do të ishte jo vetëm e pëlqyeshme, por është në ndërgjegjen e gjithsecilit për të përshëndetur në këtë arritje të madhe të Shqipërisë, është shprehur Bregu. Edhe Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm organizoi dje një manifestim festiv me rastin e ngjarjes historike të anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Manifestimi u organizua në sheshin Nënë Tereza në orën 10. Në këtë manifestim festiv, morrin pjesë të gjitha strukturat e ushtrisë, u ndoqën edhe nga Banda e Forcave të Armatosura dhe kori artistik. Më pas në mjediset e Liqenit Artificial, u zhvillua krosi masiv fizkulturor. Forcat e Armatosura Shqiptare përshëndetën momentin e hapjes së punimeve të Samitit të Strasburgut me 28 të shtëna topi, nga një për secilin vend anëtar të Aleancës së Atlantikut Verior. Ky moment ka përkuar me atë kur presidenti amerikan Barak Obama ka qenë duke u dorëzuar autoriteteve më të larta shqiptare, presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha, dokumentin e traktatit të anëtarësimit me të drejta të plota në këtë aleancë. Ditën e premte u nis delegacioni shqiptar drejt samitit të Strasburgut. Në krye të delegacionit shqiptar ishte presidenti i vendit Bamir Topi. Anëtarë të tjerë të këtij delegacioni ishin kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi, dhe kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj. Ditën e djeshme Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Ndonëse Aleanca numëron 28 anëtarë, tryezës së samitit do iu shtuan edhe dy karrige për kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe për atë kroat Ivo Sanader
Last Updated on Sunday, 05 April 2009 20:47