E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona mashtron e shënon

Maradona ende mbetet i madh në futbollin botëror megjithëse mosha e bën të vetën. Ai u shfaq në mesin e shumë yjeve botërore në Çeçeni, në hapjen e stadiumit të ri në kryeqytetin Grozni. Ai shënoi një gol nga gjuajtja e lirë por është interesante se ai e mashtroi gjyqtarin, duke stimuluar siç bënte dikur. Madje vite më vonë e pranoi se kishte shënuar me dorë në finale të botërorit kur Argjentina mundi Anglinë para shumë vitesh. Yjet botërore të futbollit luajtën kundër politikanëve rusë dhe sportistëve në hapje të stadiumit të ri me kapacitet prej 30 mijë ulësesh.

Përkrah Maradonës luajtën edhe Allen Bogosian,Franco Baresi, Alessandro Costacurta , Luis Figo , Manuel Amoros, Roberto Ayala, Robbie Foëler, Enzo Francescoli, Steve McManaman, Jean-Pierre Papin, Christian Vieri, Ivan Zamorano dhe Fabien Barthez.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›