Mezani: Me europianët, si të barabartë!
Trajneri i Vlorës tregon eksperiencën në turneun “Barcelona 2011″
Barcelona, vendi i futbollit modern europian, u shndërrua në 10-ditëshin e fundit të muajit prill në një arenë garash për futbollistët e moshave të 170 skuadrave nga vendet europiane. Aktiviteti u organizua nga “FC Barcelona” dhe KOMMIT (Gjermani) me sponsor gjeneral ADIDAS.
Në këtë turne të evidentimit të talenteve mori pjesë edhe skuadra e Vlorës U-19, që drejtohet nga Gentian Mezani. Ne grupin me 30 ekipe Vlora arriti deri në gjysmëfinale, por u eliminua me shumë vështirësi nga Stafenbeg (Gjermani) vetëm falë 11-metërshave, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Trajneri Mezani shprehet për këtë aktivitet: “Pas një udhëtimi të lodhshëm e të gjatë përmes Italisë dhe Francës mbërritëm në Andorrë pas 24 orësh udhëtim. Më pas, në qytetin e ëndrrave të shumë fëmijëve, në Barcelonë, atje ku njerëzit e dashurojnë çmendurisht futbollin.
Ekipi u akomodua në kushte të shkëlqyera, ku risi ishte akomodimi në hotel me tre yje dhe jo në kampingje me çadra ose konvikte, siç është vepruar më parë. Sa i përket anës sportive, skuadra jonë brenda një periudhe 6-ditore zhvilloi 5 takime me skuadra gjermane, italiane etj. Në gjysmëfinale u ndeshëm me ekipin gjerman Stefenberg, por u eliminuam me 11-metërsha,” – tregon Mezani.
Duke vijuar me tej, Mezani vlereson ekipin dhe futbollistët e tij për lojën e bukur dhe talentin e shfaqur gjate ndeshjeve te turneut: “Asnjë ekip shqiptar, si Dinamo, Partizani, Flamurtari, Apolonia, që ishin pjesëmarrës në këtë turne ndërkombetar, nuk arritën rezultatet pozitive Vlorës, por u skualifikuan pa kaluar grupin, apo në çerekfinale si U 17 e Flamurtarit, Dinamos, Apolonisë etj.
Edhe ekipi Vlorës U-17 u skualifikua në ndeshjen e dytë për gabime protokollare. Një ndër shënuesit më të mirë të grupit prej 30 skuadrash ishte Cerova, i cili e humbi shansin për topin e artë vetëm se nuk arriti të shenonte 14 gola, aq sa gjermani Hofenbach. Krahas Cerovës duhet theksuar prezantimi dinjitoz i portierit Juljan Çobaj, i cili në gjashtë ndeshje pësoi vetëm dy gola.
Gjithashtu u dalluan edhe dy mesfushorët Dalipaj dhe Prifti. Organizatorët e turneut “Barcelona 2011″ në përfundim e kanë vleresuar Vlorën për lojërat e bukura të zhvilluara në këtë turne si ekipi “Fair-play”.
Përfaqësuesja U-19, gati për miqësoret me Italinë
Më datat 17 dhe 19 maj, përfaqësuesja U-19, që drejtohet nga Skënder Gega, do të luajë dy ndeshje miqësore me fqinjët e Italisë. Gjithçka u arrit falë këmbënguljes së presidentit Duka, i cili shfrytëzoi lidhjet me homologët e tij për këto dy përballje me Italinë.
Më datat 2-6 maj, 19-vjeçarët janë grumbulluar në Durrës, ku janë stërvitur nga trajneri Gega për të përcaktuar listën përfundimtare të futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Italisë. Mësohet në Itali do t’i bashkohen skuadrës mbi 10 futbollistë të talentuar që luajnë kryesisht në Europë.