Man City kërkon Xavin

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 16:10
Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit të Barcelonës, Xavi pagë prej 172 mijë euro në javë në mënyrë që ai të përfundojë karrierën e tij në Eastlands.
E përditshmja angleze Daily Mirror ka bërë të ditur të enjten se Xavi kërkohet nga Manchester City, meqë ylli spanjoll konsiderohet nga drejtuesit e klubit nga Eastlands si përforcimi i nevojshëm për të ngritur shkallën e lojës së tyre.
City tani synon të sjellë futbollistë të dëshmuar, por pa bërë blerje të shumta sikurse në dy vitet e fundit.