Villas-Boas nuk largohet nga Porto

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 16:13
Trajneri i Portos, Andre Villas-Boas, edhe njëherë ka konfirmuar të ardhmen e tij në klub, në përpjekje të heshtë spekulimet rreth transferimit të tij të mundshëm te Chelsea.
Villas-Boas është aktualisht njëri prej trajnerëve më të kërkuar në Evropë, pas suksesit të tij me Porton. Mirëpo, ai ka bërë të qartë se nuk dëshiron të largohet nga Estadio do Dragao.
“E ardhmja ime, siç e dini, është e lidhur me Porton. Nuk di asgjë për interesimin e klubeve tjera”, tha Villas-Boas gjatë një konference për shtyp.