mimi i larte i naftes rrezikon boten
Çmimi i lartë i karburanteve mund të cënojë rimëkembjen ekonomike të botës, që edhe pa të, po ecën mjaft ngadalë. Shqetësimi vjen nga zyrtarë të lartë të Agjencisë ndërkombëtare të Energjisë, sipas të cilëve trazirat në Libi kanë përgjysmuar prodhimin e naftës në vendet afrikano-veriore.
Në një intervistë në televizionin Reuters kryeekonomisti i agjencisë në fjalë, Fatih Birol tha se ndjehet i sigurtë që kapacitetet botërore të prodhimit të naftës, mund të balancohen nga prodhimi shtesë në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, shqetësimi për cmimet e karburanteve ka qenë në fokus edhe të takimit të ministrave të BE-së, të cilët gjithashtu i kanë mbështetur shpresat tek prodhimi shtesë i Arabisë Saudite, ku për momentin nuk ka asnjë shenjë për trazira.
Juli Prifti