Berluskoni: “Dashuria triumfoi kundër urrejtjes”
Autori i Lajmit: Redaksia
Romë – “Ky rezultat zgjedhor është mirënjohja më e mirë për aktivitetin e punës së bërë nga qeveria, shanset për stabilitetin e sistemit politik dhe mundësinë për të realizuar, në këtë pjesë të dytë të legjislaturës, reformat e nevojshme për modernizimin dhe zhvillimin e vendit”. Kjo është deklarata e lëshuar menjëherë nga kryeministri Silvio Berluskoni pas shpalljes së fitores së tij në zgjedhjet lokale të ditës së diel dhe të hënë. Aleanca e partisë në pushtet konfirmohet kështu një forcë ndryshimi në rajonet më të rëndësishme dhe një garanci për rinovimin dhe modernizimin e vendit, - thuhet më tej në deklaratën e kryeministrit. “Falënderoj nga zemra të gjithë zgjedhësit që na kanë mbështetur me besimin e tyre pavarësisht një fushate të tmerrshme që u përshkallëzua këto dy muajt e fundit. Edhe një herë tjetër dashuria triumfoi kundër urrejtjes”. Për ministrin e
Ekonomisë, Xhulio Tremonti, fitorja e zgjedhjeve është një element që jep më shumë forcë për të bërë reformat. “Por dhe po të mos i kishim fituar, prapëseprapë reformat do të vinin. Tani kemi përpara 3 vjet pa zgjedhje, një kohë e mjaftueshme për të çuar deri në fund reformat”, - tha Tremonti. Koalicioni i kryeministrit italian Silvio Berluskoni ka fituar epërsi gjatë numërimit të fletëve të fundit të votimit, në kuadër të zgjedhjeve lokale. Me pjesën më të madhe të numëruar, koalicioni kryesonte në 6 nga 13 rajone ku u zhvilluan votimet. Fillimisht koalicioni i kryeministrit kryesonte vetëm në dy krahina, ndërsa më pas, me numërimin e votave, ka arritur në 6. Rritja e epërsisë vjen pavarësisht skandaleve të fundit politike që kanë përfshirë së fundmi Berluskonin. Autoritetet italiane deklarojnë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e ulët, rreth 64 për qind, 8 pikë më pak se në zgjedhjet e fundit. Partia e Berluskonit, Populli i Lirisë dhe aleatët e saj fituan në dy rajone shumë të rëndësishme si ai i Lacios dhe Piemontit.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010