Nju-Jork, Nesti Nase: “SHBA sna pushton dot”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork – 19 qershor 1967 – Shqipëria, zëri i Kinës së Kuqe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara akuzoi ditën e sotme se Bashkimi Sovjetik kishte bërë thirrje gjatë seancës së jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të fshihte “tradhtinë” e tij ndaj arabëve dhe akuzoi si komplot negocimin e tyre me presidentin amerikan, Lindon Xhonson, “në kurriz të popujve të botës”. Sulmi shqiptar i drejtohej direkt kryeministrit të Bashkimit Sovjetik, Aleksi N. Kosigin, që tashmë i ishte drejtuar Moskës pas udhëtimit në Havanë. Ministri i Jashtëm shqiptar, Nesti Nase, tha përpara asamblesë prej 122 shtetesh se qeveria e Kosiginit kishte goditur me thikë pas shpine vendet arabe. Ai deklaroi se “popujt përparimtarë” të botës ishin “thellësisht të indinjuar” nga “takimet miqësore” të Kosiginit dhe Xhonsonit. Ai e quajti qëndrimin sovjetik në Lindjen e Mesme “hipokrit” dhe shtoi se ndihma sovjetike ndaj arabëve “është thjesht një mashtrim i madh”. “Poshtë komploti Kosigin-Xhonson”, - ishte thirrja e diplomatit shqiptar në sallën e mermertë të selisë së OKB-së. “Rusët, - shtoi ai,- jo vetëm që nuk u erdhën në ndihmë arabëve, por ata arritën një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bashkërenduar veprimet e tyre si brenda ashtu edhe jashtë Kombeve të Bashkuara”. Nase deklaroi: “Ne do të donim tua bënim këtë të qartë: imperialistë amerikanë dhe revizionistë sovjetikë, ju nuk do të arrinin kurrë të na pushtoni dhe nuk do të na zini kurrë në befasi. As mos e mendoni ju amerikanë se Shqipëria është e vetme dhe e izoluar. Shqipëria ka miq shumë të fortë”. Revizionistëve sovjetikë Nase u tha: “Ne jemi shokë përjetësisht besnikë të vëllezërve tanë sovjetikë. Populli sovjetik do tju ndëshkojë rreptësisht dhe pa mëshirë. Ne mund të themi me kënaqësi se ju keni humbur përgjithnjë monopolin e armëve atomike dhe nuk do të jeni në gjendje të na frikësoni siç keni bërë më parë. Unë nuk po flas i nervozuar. Jeni ju ata që jeni të vetëm, të izoluar. Ne do tju mundim; ju nuk do të na mundni dot”. Nase deklaroi se rezoluta sovjetike që bënte thirrje për zgjidhje me anë të negociatave për problemin në Lindjen e Mesme ishte krejtësisht e papranueshme. Ai sulmoi gjithashtu dhe rezolutën sovjetike, e cila dënonte Izraelin dhe kërkonte tërheqjen e trupave të tyre si një komplot për të krijuar alibi ndaj opinionit publik. Nase dorëzoi një rezolutë ku akuzonte se Izraeli kishte kryer “një agresion të paramenduar dhe të parapërgatitur prej një kohe të gjatë” me ndihmën direkte të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Rezoluta bënte thirrje për dënimin e Izraelit “për sulmin e armatosur të tij dhe për agresionin e vazhdueshëm nga mostërheqja e forcave pushtuese në territorin arab”. Rezoluta shqiptare bëri thirrje për tërheqjen e të gjitha trupave izraelite nga territoret e pushtuara.
Qëndrimi sovjetik
Gjatë fjalës së tij përpara OKB-së, Kosigini tha se bota ishte duke parë nëse Kombet e Bashkuara do të ishin në gjendje të kundërshtonin me vendosmëri agresorin. “Asnjë vend nuk do luftë, - tha kryeministri sovjetik. - Askush nuk dyshon se po të nisë një luftë e re botërore, do të ishte e paevitueshme të degjeneronte në një luftë bërthamore”. Udhëheqësi sovjetik tha se “duhet marrë parasysh se vazhdimi i konfliktit mund të sjellë edhe përplasje të tjera mes fuqive”. Kosigini përshëndeti Këshillin e Sigurimit të OKB-së për arritjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme, por shtoi se kjo nuk i shkarkonte ata nga përgjegjësia e plotë, për sa kohë trupat izraelite mbajnë nën pushtim ende territorin arab. “Për sa kohë trupat izraelite vazhdojnë të pushtojnë territore dhe nuk merren masa urgjente për të eliminuar pasojat e agresionit, një konflikt ushtarak mund të nisë në çdo moment”, - shtoi Kosigini. “Kjo është dhe arsyeja kryesore përse Bashkimi Sovjetik mori nismën për të thirrur një takim urgjent mes anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”. Vetëm një orë më parë presidenti amerikan Xhonson kishte deklaruar “se trupat duhet të tërhiqeshin” nga territori i pushtuar në Lindjen e Mesme. Presidenti nxiti një zgjidhje të konfliktit mes negociatave dypalëshe arabo-izraelite. Kryeministri Kosigin, i cili e dëgjoi fjalimin e presidentit amerikan nga televizori, mbërriti në selinë e OKB-së menjëherë sapo ky i fundit përfundoi fjalimin. Ai iu bashkua një grupi udhëheqësish komunistë që prisnin të mbanin fjalën e tyre. Ambasadori amerikan Artur Xh. Goldberg ishte vendosur në listë përpara Kosiginit, por delegacioni i tij deklaroi se ai “kishte hequr dorë nga radha e parë e folësve si një akt kortezie” ndaj kryeministrit sovjetik. Burime thanë se ai kishte vendosur të mos fliste, pasi donte ti linte vendin e parë presidentit Xhonson, i cili pritej të fliste në Uashington. Zyrtarë nga kryeqyteti amerikan thanë se Xhonson dhe Kosigin do të takoheshin gjatë vizitës së rusëve, por nuk dhanë asnjë orë apo vend se ku do të ndodhte takimi. Dy udhëheqësit nuk janë takuar kurrë. Kosigini mbërriti nga Moska përpara seancës së jashtëzakonshme. Ai po qëndron së bashku me delegacionin rus në një apartament 12-katësh në Nju-Jorkun Lindor dhe pritet të banojë aty për shtatë apo dhjetë ditët e ardhshme, ndërsa seancat e OKB-së pritet të zgjasin tri javë në mos dhe më tepër. Kryeministri danez, Jens Oto Krag, i cili mbërriti në Nju-Jork të dielën në mbrëmje, tha se ai do të takohej me Kosiginin shumë shpejt pas takimit me Xhonsonin në Uashington ditën e premte dhe do të bënte çështë e mundur që këta të fundit të takoheshin. Ai tha se problemet kryesore të Lindjes së Mesme lidhen me kufijtë izraelitë, refugjatët arabë dhe hyrja e lirë për Izraelin në Gjirin e Akabas. Krag shprehu besimin e tij të njëjtë me të amerikanëve se një zgjidhje e problemit do të vinte nga negociatat dypalëshe me përpjekjet e OKB-së, veçanërisht të Këshillit të Sigurimit dhe përmes “dialogut të fuqive të mëdha”. Delegati i Egjiptit në Kombet e Bashkuara, Muhamed El Koni, tha gjatë një interviste televizive se fuqitë e mëdha “nuk mund të arrinin asgjë pa miratimin tonë” dhe asnjë vend arab nuk do të “negocionte me Izraelin pas sulmit të pabesë”. El Koni tha se arabët shpresonin që asambleja të miratonte “një rezolutë për tërheqjen e trupave izraelite” dhe deklaroi se “ne do ta fitojmë me të gjitha mjetet territorin tonë, me çfarëdolloj kostoje”. Ministri i Jashtëm izraelit tha gjatë një interviste se arabët duhet të negocionin me Izraelin nëse donin të ndryshonin kufijtë aktualë të armëpushimit. Ai këmbënguli se Izraeli nuk do ti kthehej rrugës së paraluftës, edhe nëse Asambleja do të votonte 121-1 në favor të saj.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010