Shtypi grek Shqipëria, Kolumbi e Drogës! Ministri Ksera: “Rrezikojmë BE”
Autori i Lajmit: Redaksia
Një nga gazetat e përditshme greke publikoi dje një artikull në lidhje me Shqipërinë me titull “Kolumbi në Shqipëri”. Gazeta “Etnos” aludon se gjendja e trafikut të drogës paraqet mospërputhje të Shqipërisë me traktatin Shengen për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Artikulli i referohet kryesisht gjendjes në komunën e Lazaratit, për të cilën shkruhet se banorët e saj jetojnë me mbjelljen e drogës dhe më pas shitjen e saj, kryesisht në Greqi. Kjo media greke shkon deri aty saqë pretendon se në fshatin Lazarat, veç kultivimit të drogës, prodhohen edhe lëndë të tjera narkotike të cilat mbrohen me Kallashnikovë nga banorët e zonës!
Lazarati
“Lazarati, një komunë vetëm 25 kilometër nga kufiri Shqipëri-Greqi, ka rreth 4 mijë banorë që jetojnë ekskluzivisht nga të ardhurat e shitjes së narkotikëve. Nuk ka asnjë familje me të ardhura vjetore më pak, se 100 mijë euro”, vijon artikullin absolutist gazeta greke. Sipas saj, policia shqiptare kufizohet në aksionet e saj kundër drogës në Lazarat, pasi shumica e kultivuesve të kanabisit në këtë zonë lëvizin me Kallashnikovë.
Ministri Ksera
“Situata ka dalë jashtë çdo kontrollit dhe narkotikët qëndrojnë si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ka thënë për gazetën në fjalë, Spiro Ksera, përfaqësues i minoritetit grek, njëherësh ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në Shqipëri. Ministri Ksera ka vijuar më tej duke thënë se “gjatë dy viteve të fundit, mafia vepron e pakontrolluar dhe nuk i llogarit ligjet. Kriminaliteti ka arritur kulmin dhe bashkë me kultivimin e hashashit si dhe transportin e çdo lloj narkotiku, konsiderohen si pengesat madhore për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Përpjekja e madhe që po bëjmë për të liberalizuar regjimin e vizave bie ndesh me rregullat e Traktatit Shengen”, ka thënë ministri i Punës, Spiro Ksera.
Skandali
Ky artikull kundër Shqipërisë vjen vetëm pak ditë pas skandalit me ushtrinë greke, të cilët lëshuan thirrje antishqiptare gjatë paradës për festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës. Parada u zhvillua më 25 mars, dhe ushtarët grekë thirrnin në kor “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”. Videoja u publikua nga medien helene. Skandali ngjalli dhe reagimin e qeverisë shqiptare. Skandali ngjalli reagimin e shqiptarëve në Shqipëri, të cilët këto ditë kanë vijuar edhe me protesta.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010